1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miti i Stalinit ende i gjallë në Gjeorgji

Ben Knight/Amarildo Topi10 Gusht 2013

Sjellja e gjeorgjianëve ndaj Jozef Stalin ka qenë gjithmonë kontradiktore. Zhurma për monumetin në qytetin e tij të lindjes Gori, është bërë një shembull i qartë i ndarjes së mendimit të gjeorgjianëve

https://p.dw.com/p/19NA5
Fotografi: Reuters

Për disa gjeorgjianë Muzeu Stalin në qendër të Gorit është i gabuar. Genati, guidë turistësh nga kryeqyteti Tbilisi, nuk do të hyjë brenda. "Mua nuk më pëlqen këtu. Ky vend më fut të drithërima", thotë ai. Muezu ndodhet në këtë qytet të vogël kaukazian pikërisht atje ku ishte planifikuar 62 vite më parë. Edhe pse u tha se do të ishte thjesht një muze historik, njerëzit kishin frikë për funksionin e tij të vërtetë, duke qenë se Jozef Stalin vendosi ta ndërtonte ngjitur me shtëpinë ku ai lindi dhe që tani është e rrethuar nga një superstrukturë e ndërtuar me gur.

Jeta e Stalinit paraqitet në mënyrë kronologjike dhe në detaje, me foto të zmadhuara, shkrime të mëdha, poezi të adoleshencës, një valixhe e revolucionarit të ri që u arratis nga burgu i Siberisë, pjesë moblijesh dhe më pas shumë dhurata nga shtete të ndryshme pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Stalin-Statue in Gori, Georgien
Statuja e Stalinit në Gori të GjeorgjisëFotografi: DW/B. Knight

Një nga pjesët kryesore të muzeut është një dhomë ovale ku gjendet një nga maskat e vdekjes të Stalinit. Kur hyn në dhomë duket sikur vëzhgohesh nga forca mbintayrore. "Kur hyra për herë të parë kisha shumë frika për shkak të kësaj maske, por tani për mua është thjesh një muze", thotë studenti i artit Tamar nga Gori.

'Falsifikimi i historisë'

Presidenti Mikhail Saakashvili, i cili është pro Perëndimit, bëri disa përpjekeje demonstrative për të "destalinizuar" Gorin. Në vitin 2010 në një baner të vendosur në muze lexohej “falsifikim i historisë. Është shembulli tipik i propagandës sovjetike dhe përpiqet të legjitimojë regjimin më të egër të historisë”. Planet ishin që muzeu të paraqiste viktimat e Stalinit, të vrarët dhe të burgosurit gjatë tre dekadave të regjimit. Por përpjekja nuk ishte e planifikuar mirë dhe hasi në kundërshtimin e punonjësve të muzeut.

Stalins Geburtshaus in Gori, Georgien
Shtëpia e lindjes së Stalinit në GoriFotografi: DW/B. Knight

Në të njëjtën kohë vinçat e qeverisë hoqën nga sheshi qendror i Gorit statujën 6 metra të Stalinit. Një gjë e tillë shkaktoi zemërim tek banorët e qytetit dhe 5000 prej tyre nënshkruan një peticion që kërkonte kthimin e tij. Në krah të tyre doli edhe Parlamenti rajonal. Në fund të muajit korrik qeveria e kontrolluar nga kundërshtarët e Saakashvilit vendosi që statuja të rivendoset sërish në 21 dhjetor, ditëlindjen e Stalinit.

45% e gjerogjianëve kanë mendim pozitiv për diktatorin dhe 68% e tyre e quajnë si një ‘lider të zgjuar'. "Natyrisht që ne nuk na pëlqen që ka ende diskutime rreth Stalinit në Gjeorgji," thotë Thomas de Waal, analist pranë Carnegie Endowment dhe bashkëautor i libirt "Misteri Stalin". Ai thekson se edhe përpjeket e Saakashvilit për ‘destalinizim' ishin sipërfaqësore. "Ai program kishte thjesht si qëllim të hiqte disa simbole, por jo të niste një debat të gjerë mbarëkombëtar rreth tij."

Një rol të rëndësishëm në këtë situatë luan edhe marrdhënia me Rusinë. Edhe pse Stalini bëri të mundur që Bashkimi Sovjetik të mos ushtronte shumë presion ndaj Gjerorgjisë, për gjeorgjianët armiku i vërtetë ishin rusët. Gjatë regjimit në një farë mënyre ata kishin njeriun e tyre brenda tij.

Michail Saakaschwili Georgien
Presidenti gjeorgjian Michail SaakaschwiliFotografi: dapd

Bombardimi i Gorit

Pesë vjet më parë, në gusht 2008, Rusia bombardoi dhe pushtoi Gorin në luftën që zgjati një muaj. Të paktën 60 civilë gjeorgjianë humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Human Rights Watch akuzoi Rusinë për vendosjen e minave në qytet, po akuza nuk u pranua nga Rusia.

Pas kësaj ngjarjeje qeveria e Saakashvilit mori materiale dhe dëshmi nga qyteti dhe i shtoi në Muzeun e Pushtimit Sovjetik në Tbilisi, që është e kundërta e Muzeut Stalin në Gori.

Por e gjitha kjo pati një ndikim të vogël për fuqinë e mitit të Stalinit në Gjeorgji sipas de Waal. "Unë nuk mendoj se lufta e vitit 2008 bëri ndonjë diferencë. Pas vitit 1956 Stalini nuk shihej më në të njëjtën mënyrë në Bashkimin Sovjetik. Ishte e mundur të ishe anti-sovjetik dhe pro-Stalin në të njëjtën kohë."