Modi vjen në Berlin dhe Hannover
12 Prill 2015Gati një vit pas fitores së tij në zgjedhjet e majit të vitit 2014 për vizitë në Evropë vjen kryeministri i Indisë Narendra Modi - në Francë dhe në Gjermani (12./13.04.2015). Këto dy vende janë investorët më të mëdhenj të BE në Indi. Franca është edhe eksportuesi më i madh evropian i armëve në Indi. Ndaj armët franceze janë ndër temat më të nxehta në vend. Kështu duhet të nënshkruhet një marrëveshje për dërgimin e 126 avionëve luftarakë të tipit Rafale. Tema të tjera në Paris janë bashkëpunimi në sektorin civil atomik dhe dërgimi i sistemeve elektronike për zbulime (ELINT).
Roli i Gjermanisë
Në Gjermani në fokus do të jetë bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar, si dhe investimet. Për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike në Kinë, India llogaritet si lokomotiva e re e zhvillimit, vlerëson FMN. Vlerësohet se rritja ekonomike në këtë vend do të jetë 7,2 - 8,2 % në vitet 2015/16. Kështu India do të ketë zhvillimin më të lartë ekonomik në botë. Modi llogaritet si politikan reformator, që mund të nxisë potencialin e zhvillimit. Sipërmarrjet gjermane janë të interesuara për investime më të mëdha atje.
India do të prezantohet edhe në panairin e Hannoverit. Kancelarja gjermane Angela Merke dhe Modi do të hapin së bashku panairin më të madh të industrisë në botë. Me fushatën e tij "Make in India", Modi do të prezantojë vendin e tij si një vend shumë të rëndësishëm për investime.
Shanset duhet të shfrytëzohen
Gjermania ëshë partneri më i madh ekonomik i Indisë në BE. Mbi 1000 sipërmarrje gjermane punojnë në Indi, ku janë punësuar qindra mijëra bashkëpunëtorë dhe prodhojnë për eksport. Megjithatë potenciali i bashkëpunimit është shumë më i madh. Volumi tregtar aktualisht është vetëm 16 miliardë dollarë. India me Kinën ka për shembull një vëllim tregtar prej 140 miliardë dollarësh. Sipërmarrja për konsulenca, IHS mendon se vizita e Modit mund të nxisë këtë bashkëpunim. Modi do të interesohet që në Indi të investojnë edhe sipërmarrjet e teknologjisë së lartë.
Motoja e Modit, "Make in India" është perfekte për Know-how industrial nga Gjermania, thotë Bernhard Steinrücke. Know-how gjerman është në veçanti i kërkuar në industrinë e makinave, pajisjet e ndërtimit, në elektronikë, energji, shërbime dhe transport.
Nuk do të shkojë në Bruksel
Modi nuk do ta vizitojë Brukselin. Të dyja palët ende janë duke kërkuar një kohë të përshtatshme. Por mendojnë se duhet të ketë një kohë të mjaftueshme për përgatitje. Raportet mes Indisë dhe BE janë të ngarkuara prej fillimit të vitit 2012, kur dy ushtarë italianë kanë vrarë dy peshkatarë të Indisë në një anije piratësh. Ata janë akuzuar në Indi. Negociatat për marrëveshje për tregti të lirë kanë ngecur në vitin 2013.