1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Moldavia në rrugën e unionit me Putinin

Chiochiona Simion/Bahri Cani18 Mars 2014

Pas Ukrainës edhe Moldavia gjendet në rrugën e përçarjeve dhe ndarjeve. Në Moldavi janë shtuar zërat për ndarjen e Gagauzisë, një rajon i banuar me rusë..

https://p.dw.com/p/1BRa1
Kufiri i Gagauzisë autonome në Moldavi
Kufiri i Gagauzisë autonome në MoldaviFotografi: DW/J.Semenova

Republika e Moldavisë është konsideruar deri tani si një kandidat i sigurt për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE, megjithë krizën në rajonin separatist të Transnistrisë, e cila kërkon bashkimin me federatën ruse. Moldavia, e cila shtrihet mes Rumanisë dhe Ukrainës do që këtë marrëveshje ta nënshkruajë në verë. Por kjonuk është më e sigurt për shkak të presioneve të presidentit të Rusisë Vlladimir Putin.

Së pari ai e ka kufizuar importimin e verës nga Moldavia. Më pas ua ka ndaluar hyrjen në Rusi rreth 20.000 prej gjithsej gjysmë milionë shtetasve të Moldavisë që punojnë në Rusi. Dhe më në fund erdhën presionet për mosnënshkrimin e marrëveshjes me BE. Prej shkurtit grupi etnik i gaugazëve ka ngritur zërin kundër marrëveshjes, sepse rajoni i tyre i cili shtrihet 100 km larg kryeqytetit Kishinau ka raporte të ngushta me Rusinë, e cila për ta është më e rëndësishme se BE.

Zemra e pakënaqësive ndodhet në kryeqytetin e rajonit Gagauzi, Nest Comrat. Prijësi i tyre është Mihail Formuzal, ndërsa në këtë rajon jetojnë rreth 160.000 gaugazë. Rajoni me qendrën në Comrat ka një autonomi, ndërsa drejtohet nga grupet etnike turke dhe ortodokse. Rajoni nuk ka në duar vetëm politikën e sigurisë, drejtësinë dhe politikën e jashtme.

Rezidenca qeveritare në Komrat
Rezidenca qeveritare në KomratFotografi: DW/J.Semenova

Vota për Rusinë

Ish-majori në Bashkimin Sovjetik, Formuzal në shkurt të këtij viti ka ftuar për një referendum kundër marrëveshjes me BE, me shpjegimin se ajo cënon marrëveshjet, autonominë dhe ekonominë e rajonit. 98,5 e rreth 70.0000 votuesve kanë votuar kundër raporteve të reja tregtare me BE dhe ka kërkuar futjen në një union doganor me Putinin. Në këtë zonë janë Kazakistani dhe Bjellorusia. Nga viti i ardhshëm ky union duhet të organizohet ngjashëm si BE. Referendumi i gaugazëve nuk ka pasoja juridike, sepse për këtë duhet të votojnë të gjithë banorët e Moldavisë. Por ka rajon autonom kaherë ka raporte të ngushta ekonomike me Rusinë. Prodhimet e tyre bujqësore nuk kanë kurrfarë shansesh në tregun evropian.

Këtë e di edhe Mihail Formuzal, i cili ka studjuar në Gjenevë të Zvicrrës. Ai thotë se shpëtimi i Gagauzisë është vetëm Rusia. Shumë gagauzë shkojnë në punë në Rusi, apo në Turqi, sepse papunësia në këtë rajon është shumë e lartë. Ata shikojnë edhe televizionet ruse. Dmitri Dimcioglu ka marrë pjesë në referendum por thotë se ata nuk kanë asgjë kundër BE. Ata vetëm duan të kenë raporte më të ngushta me Rusinë. Në Rusi punojnë shumë gagauzë, të cilët kanë frikë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me BE mund të humbasin punën.

Referendumi i rrezikshëm

Referendumi i këtij rajoni sjell rreziqe të reja. Gagauzët duan të shpallin edhe pavarësinë nga Moldavia, në qoftë se ky vend nënshkruan marrëveshje me BE. Por sovraniteti i Moldavisë është edhe ashtu i cënuar. Presidenti i rumanisë Traian Băsescu ka kërkuar hapur ribashkimin e Moldavisë me Rumaninë. Partitë e djashta nuk e njohin pavarësinë e Moldavisë. Nuk përjashtohen as demonstrata të ngjashme si ato në Majdan të Ukrainës.