Moria: Terror në strehimoren e refugjatëve
16 Tetor 2018Camp Moria në Lesbos konsiderohet si strehimorja më e tmerrshme e refugjatëve në Europë. Mbi 8000 vetë janë vendosur këtu në kushtë jo humane në një hapësirë të papërshtatshme për kaq shumë njerëz. Kapacitet fillestare të kampit janë parashikuar për vetëm 2500 vetë. E vetmja gjë që funksionon në këtë kamp duket të jetë kriminaliteti: drogë, prostitucion, dhunë. Gjithnjë e më shumë refugjatë nga Deir ez Zor i Sirisë kanë ardhur në kampin e Morias. Deir ez Zor konsiderohet si fortifikata e fundit e IS-it. Qysh nga ky zhvillim, në kamp është rritur kriminaliteti dhe ka arritur një nivel të ri. Një pjesë e grupit e ka vënë nën kontrollin e vet biznesin ilegal. Kush përgjon ose bëhet pengesë për këto biznese e sulmojnë dhe e rrahin, ose e kërcënojnë me vdekje. Si legjitimacion për aktet e tyre dorasit i referohen shpesh Sheriatit. Nëpër mure përmes grafiteve glorifikohet IS-i. Autoritete greke janë pasive. Gazetarët e Deutssche Welle-s Bachir Amroune dhe Mariel Müller u vunë në kërkim të gjurmëve për të mësuar, nëse janë të vërteta ato që thuhen.
Në Moria duket ta ketë fjalën një grup i dhunshëm, me gjasë një degë e të ashtuquajturit "Shteti Islamik". Në kamp nuk lejohen xhirimet. Ndaj takojmë Ahmad në një çadër jo zyrtare aty pranë. Ahmad është arratisur nga Iraku në Lesbos. Ai thotë, se ka jetuar direkt pranë këtij grupi. Por dikur ai pati frikë dhe u largua nga kampi. "Ka shumë anëtarë të IS brenda kampit. Ata shesin lëndë të ndaluara, droga, depozitojnë para dhe bëjnë tregti me gjtihçka, si p.sh. me celularë e po ashtu ata vjedhin e plaçkisin."
Por a është ky grup vërtetë një degë e IS-it? Apo përdorin ata emrin e IS-it për të frikësuar të tjerët? Një gjë duket e qartë: metodat e tyre janë brutale. Ahmad thotë: "Nëse ata sulmojnë ndokënd, atëherë e bëjnë këtë në grup të 20-të. Ata përdorin shufra hekuri dhe godasin pa mëshirë. Gjatë skenave të tilla ata përdorin të njëjtat parulla si ato të IS-it "Zoti është i madh" dhe "IS do të mbijetojnë e do të përhapet".
Ahmad na tregon një video nga celulari për një ngjarje që ka ndodhru në fund të majit, kur dhuna përshkallëzoi. Grupi i pandehur si IS duhet të ketë qenë nxitësi i një sulmi ndaj banorëve të një kampi tjetër. Armët e tyre ishin shufra hekuri dhe thika. Bilanci i përplasjes së përgjakshme ishte. disa të plagosur rëndë dhe disa të arrestuar.
Edhe Jaafar e njeh grupin. Direkt pas mbërritjes së tij në Moria njerëz të dyshuar si të IS janë përpjekur ta rekrutojnë atë. "Njëri nga grupi i IS më çoi në barrakën e tyre. Pas pesë ditësh që kalova tje dhe dëgjoja ata kuptova, se ata kanë ideologji të keqe."
"Çfarë do të thotë kjo?"
"Ata janë aq fanatikë, sa vrasin, përdhunojnë, e vjedhin. Por më e rëndësishmja është përdhunimi. Ata thonë, nëse ti nuk je mysliman, lejohem të të përdhunoj. Ata kanë përdhunuar edhe më parë - në Mosul, në Anbar. Unë njoh njërin prej tyre, ai është shumë i rrezikshëm. Ai tha: "Nëse tregon në polici, të vras!' Unë i besoj atij. Ai ka një thikë. Atë e mbanë, ata kanë spiunë!"
Spiunë? Tingëllon sikur ke të bësh me një rrjet. Qarqet gjermane të sigurisë konfirmojnë, se sipas informacioneve të tyre në kampin Moria ka njerëz të IS. Ne duam të dimë, se çfarë ndodh në kamp. Meqënëse ne nuk na lejojnë, në kamp shkojnë në vendin tonë dy ish-banorë të tij me kamera të fshehtë. Pika e parë e referimit një "Kafene" e Abu F. Ai konsideorhet në kamp si shefi i grupit. Hashash, Chrystal Meth, tableta – këtu me sa duket mund t'i blesh të gjitha këto. Personi pas automatit të kafesë është krahu i zgjatur i Abu F.
Reda është një informant i yni. Ai na çon ne "nivelin3" të kampit - që me gjasë ndodhet nën kontrollin e IS-it. Grupi përbëhet nga të paktën 50 burra. Këtë na e konfirmojnë edhe burime të tjera. Në mure ka grafiti: të grupit me gjasë të IS-it. Një demonstrim i hapur i forcës.
Reda këtu është përballur me frikën për vdekje. "Burri më mbërtheu për fyti dhe më mbante thikën në grykë. Ai pastaj thirri shoqëruesin e tij: 'Eja, mbajeni, në mënyrë që t'i pres gurmazin!' Unë jam larguar nga Siria prej IS. Por kur erdha këtu e kuptova, që këtu vlejnë të njëjtat ligje të IS-it. Atje u arratisa prej vdekjes, këtu sërish më duhet të kem frikë nga vdekja." Por Reda e ka të qartë: ky grup nuk identifikohet vërtetë me IS-in.
Efi Latsoudi, është greke, ajo punon në një tjetër strehimore refugjatësh në Lesbos. Atje janë shumcia e viktimave të dhunës së shpërthyer në fund të majit, që u larguan nga Moria. Ajo u kërkon autoriteteve, që të ndërmarrin diçka kundër grupit të dyshuar si degë e IS-it. "Grupi duhet të kontrollohet dhe të arrestohet, në rast të kundërt krijohet përshtypja, që të gjithë refugjatët kanë të bëjnë me IS-in. Por kjo njuk është e vërtetë.”
Ne duam të dimë, se çfarë bëjnë në fakt autoritetet greke për ta ndaluar dhunën? Ministria e Migracionit refuzon kërkesën për intervistë, me argumentin se aktualisht janë shumë të zënë. Policia deklaron, se që nga fillimii këtij viti janë arrestuar gati 500 vetë në Moria, por nuk ka të dhëna për xhihadistë në kamp.
Guvernatorja e rajonit, ka deklaruar, se do që të mbyllet kampi në Moria.
Për grupin e dyshuar si degë e IS-it kjo nuk nënkupton fundin. Ata mund ta rivendosin sundimin e tyre të terrorit edhe në kampe të tjera nëse autoritet nuk veprojnë kundër tyre.