1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Muzeu i Holokaustit dhe të drejtat e njeriut

re /hp (afp, kna)2 Dhjetor 2012

Me një muzeum për Holokaustin në territorin e një ish-kazerme në Mechelen synohet të nxirren mësime nga historia. Ky vend ka qenë dikur epiqendër për deportimin e hebrejve dhe të minoriteteve të tjera.

https://p.dw.com/p/16uGa
Fotografi: AFP/Getty Images

Muzeumi në territorin e ish-kazermës Dosin në qytezën belge Mechelen në veri të Brukselit, ku në kohën e pushtimit gjerman kalonin trenat për në kampet e shfarrosjes, hapi portat për publikun të shtunën (01.12.2012). Ekspozita synon të nxjerrë në pah se si njerëzit u detyruan të përjashtojnë e madje të shfarrosin njerëz të dhe grupe njerëzish të tjerë.

Kampi SS i grumbullimit midis viteve 1942 - 1944 ishte epiqendra e deportimit të organizuar nga gjermanët nga Belgjika dhe veriu i Francës. Vetëm prej këtej, sipas të dhënave të muzeut, janë deportuar për në Aushvic-Birkenau rreth 25.500 hebrej dhe rreth 350 sinti e romë, shumica e të cilëve u vranë.

Godina e re e muzeumit, e cila plotëson një vend përkujtimor dhe qendrën e dokumentacionit, pasqyron atë çfarë ka ndodhur: Fasada pothuajse pa dritare dhe porta e hyrjes prej hekuri të kujtojnë vagonët e bagëtisë që përdoreshin atëherë për transportimin e njerëzve.

Belgien Eröffnung Museum Holocaust Kazerne Dossin
Fotografi: Benoit Doppagne/AFP/Getty Images

Të drejtat e njeriut në fokus

Përmes termave "Masë", "Frikë" dhe "Vdekje" muzeu skicon situatat se si kryeheshin raprezaljet për gjetjen e hebrejve të fshehur. Në këtë kontekst nxirret në pah edhe roli i belgëve: policia vendase „luhatej mes bashkëpunimit dhe rezistencës“, thuhet në një dokument të muzeut. Në mënyrë lapidare përshkruhen histori jetësore dhe shtrohet pyetja, se „çfarë mund të ndërmarrej në një situatë të tillë“.

Me këtë nismë muzeu muzeu synon të thellohet përtej Holokaustit, duke theksuar njëkohësisht se ai është i pashemvullt në histori. Në muze trajtohen edhe „tema me kontekst të ngjashëm“ si vrasjet mizore të zezakëve në SHBA dhe genocidi në Ruanda, shkruajnë ideatorët e muzeut. Ne nuk duhet t’i demonizojmë autorët, por duhet të shtrojmë pyetjen, përse ata kanë veoruar kështu“, thotë kuratori i muzeut Herman van Goethem. Zbardhja e kësaj çështjeje mund të përçohet në kontekstin e shkeljeve aktuale të të drejtave të njeriut – e prej kësaj mund të nxirren mësimet për të ardhmen.

Mbreti i Belgjikës Albert II përuroi në fillim të javës muzeun e financuar nga rajoni i Flandrës me një shumë prej 25 milionë eurosh.