1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mynihu shtrëngon kufizimet për koronën

22 Shtator 2020

Në kryeqytetin bavarez janë rritur ndjeshëm infeksionet me virusin korona. Problemi kryesor janë festat dhe takimet private, mendon kryetari i bashkisë së Mynihut dhe prandaj do të ashpërsohen masat kufizuese.

https://p.dw.com/p/3iokB
Bierkrug Oktoberfest 2020 Schutz-Maske
Fotografi: Ralph Peters/Imago Images

Pasi qyteti i Mynihut tejkaloi në fund të javës së kaluar kufirin kritik të 50 infeksioneve të reja me virusin korona për 100,000 banorë brenda shtatë ditësh, shtabi i krizës vendosi të forcojë masat kufizuese për kontaktet. Duke filluar nga e enjtja në qytetin e tretë më të madh të Gjermanisë do të zbatohen përsëri më shumë kufizime në jetën publike dhe private, nëse shifrat mbeten mbi vlerën kritike. Masat kufizuese kundër përhapjes së SARS-CoV-2 do të vendosen përfundimisht të mërkurën.
Kufizimi do të thotë që në vend të dhjetë do të lejohen të takohen vetëm pesë vetë ose vetëm anëtarët e dy familjeve, tha kryetari i bashkisë së Mynihut. Kjo vlen si për hapësirat private dhe publike, ashtu edhe për gastronominë.
Numri maksimal i pjesëmarrësve për festat private do të ulet gjithashtu ndjeshëm. Në dasma, ceremoni funerale, ditëlindje, apo festa diplomimi, si dhe në takime klubesh e partish në mjedise të mbyllura, lejohen të marrin pjesë vetëm 25 vetë, kurse në mjedise të hapura 50 vetë.

München | Abgesagtes Oktoberfest - Veranstaltungen und Aktionen
Fotografi: Felix Hörhager/dpa/picture-alliance