1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më 1 korrik qeveria gjermane heq paralajmërimin për udhëtime

14 Qershor 2021

Qeveria gjermane këshillon ende për të mos udhëtuar jashtë, por kjo pritet të ndryshojë më 1 korrik. Ndërkohë Kosova e mjaft vende të Ballkanit nuk janë më zona të rrezikuara.

https://p.dw.com/p/3ungF
Einreise EU | Covid-19: Airport Corona Testing
Fotografi: Zumapress/picture alliance

Pas më shumë se një viti qeveria gjermane heq paralajmërimet për udhëtimet turistike në zonat e rrezikuara nga Corona më 1 korrik pas rënies së ndjeshme të infektimeve kudo. Gati 100 shtete në të gjithë botën, mes tyre Franca, Holanda, Danimarka dhe Belgjika. Ndërkohë nga e diela vendet e Ballkanit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Serbia nuk janë zona më të rrezikuara. Vende të tjera janë edhe Armenia, Azerbajxhani, Moldavia etj.

Maas: Udhëtime por me kujdes

„Pas muajsh të gjatë lokdauni mund të gëzohemi për pak më shumë normalitet”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Por kjo nuk është ftesë për pakujdesi, tha Maas. "Udhëtim i arsyeshëm dhe me kujdes, kjo është motoja e verës.”

TABLEAU | Griechenland Tourismus | Strand von Piräus
Fotografi: Vassilis Rebapis/ANE/Eurokinissi/picture alliance

Nga 1 korriku qeveria nuk këshillon më të mos ndërmerren udhëtime turistike jashtë. Për vendet e BE si edhe Islanda, Lichtenshtajni, Norvegjia dhe Zvica në të dhënat e Ministrisë së Jashtme nuk do të ketë paralajmërim për udhëtimin, por "vetëm kujdes i veçantë. Kjo prek edhe Italinë, shumë pjesë të Spaniës dhe nga e diela tjetër të gjithë Austrinë. Paralajmërimi për udhëtime vlen vetëm për 40 vende, aty ku treguesi i virusit ka vlerën 200. Kush udhëton nga Gjermania në Austri duhet megjithatë të tregojë një test negativ të Coronës. Kush është vaksinuar apo ka kaluar sëmundjen nuk ka nevojë për test, por vërtetimin përkatës.

la/ag