1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Prishtinë pritet t'i jepet fund çështjes së decentralizimit

Bekim Shehu21 Gusht 2006

Ekpertët e zyrës së ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedimet për statusin në Prishtinë po diskutojnë me autoritet kosovare çështjen e decentralizimit. Udhëheqësit politikë kosovar besojnë se takimi i Prishtinës, pritet t'i japë fund çështjes së decentralizimit në Kosovë

https://p.dw.com/p/ArdS
Ahtisaari takon liderë të serbëve të Kosovës, qershor 2006
Ahtisaari takon liderë të serbëve të Kosovës, qershor 2006

Grupi Negociator i Kosovës, ka unifikuar qëndrimin përfundimtar se i përket çështjes së decentralizimit dhe dokumentin përfundimtar do t'ia paraqesin ekspertëve të ndërmjetësit ndërkombëtar, MartiAhtisari, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë.

Qëndrimi i Prishtinës zyrtare është ai i shprehur disa herë në Vjenë të Austrisë, që pala serbe do të ketë pesë komuna të reja, do të ketë zgjerim të zonës kadastrale të Gracanicës dhe Novobërdes, ndërsa Mitrovica do të jetë një qytet me dy komuna.

Skënder Hyseni, është zëdhënës i Grupit Negociator të Kosovës dhe sipas tij
Grupi Negociator i Kosovës beson se 30 gushti do t'i japë fund bisedimeve të
stërzgjatuara të decentralizimit dhe autoritet e Prishtinës, thonë se kanë arritur të harmonizojnë qëndrimet për decentralizimin me zyrën e ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedimet për statusin.

Mirëpo, sa i përket çështjes së veriut të Mitrovicës, pala serbe vazhdon të kërkojë që komuna e re e pjesës veriore të Mitrovicës të mund të bashkohet me komunën e Zvecanit. Por, kjo kërkesë është e papranueshme për palën
kosovare dhe ata asesi nuk lejojnë që komunat e reja të kenë lidhje siç thonë horizontale njëra më tjetrën.

"Grupi negociator i Kosovës, arriti në këto përfundime vetëm disa orë para se të fillojnë takimin për decentralizimin më ekspertë e zyrës së Ahtisarit dhe vetëm një ditë para së në Kosovë të qëndrojë vet zoti Ahtisari. Mirëpo, në planin e ekspertëve ndërkombëtarë, parashihen më shumë komuna për serbët e Kosovës," thotë Skënder Hyseni.

Dokumenti i ri ndërkombëtar kufizon të drejtën e autoriteteve qendrore të Kosovës për suspendimin e vendimeve të kuvendeve komunale dhe me këtë propozim duket se pala kosovare është pajtuar, mirëpo jo që komunat e reja serbe të kenë lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e Serbisë.

Ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedimet për statusin Marti, Ahtisari, do të arrijë të martën në Kosovë për një vizitë katërditëshe, ndërsa i ngarkuari I BE-së, për statusin e Koosvës Stefan Lehne po qëndron sot në Kosovë. Marti Ahtisari, pos takime që do t'i zhvillojë me udhëheqësit politikë kosovar shqiptar dhe serb do të realizojë edhe disa vizita në rajone të ndryshme të Kosovës, pëfshirë edhe pjesën veriore të Mitrovicës.