Ndihma për Kenian? - Parlamenti i BE-së debaton mbi gjendjen politike në Kenia
17 Janar 2008Reklamë
Komisioni Evropian kërcënoi, se do ta ndërpresë ndihmën e zhvillimit për Kenian nëse në këtë vend do të vazhdojnë trazirat.
Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndërmjetësojë menjëherë, në rast nevoje. Këtë e tha komisioneri i BE-së për zhvillimin Luis Mishel (Louis Michel) gjatë një debati të zhvilluar në Parlamentin Evropian në Strasburg. Por të parët në radhë janë ndërmjetësuesit afrikanë. Një problem afrikan mund të zgjidhej më së miri nga afrikanët e Unionit Afrikan, ka thënë Mishel. "Duhet të arrijmë një marrëveshje të shpejtë dhe serioze të të gjitha palëve për një zgjidhje politike. Pa një marrëveshje të tillë, BE-ja sigurisht që do të duhej të rishikonte marrëdhëniet e saj me Kenian të cilat deri tani kanë qenë në shkëlqyera", kritikoi ai më tej.
Parlamenti Evropian kërkoi gjithashtu zgjedhje të reja të parakohshme pasi të kalojë një afat kohor. Komisioneri i zhvillimit Luis Mishel premtoi, se do ta rishikonte ndihmën e akorduar nga BE-ja për Kenian, në mënyrë të veçantë, atë për organet shtetërore. Shumë deputetë kishin kritikuar faktin që BE-ja, vetëm një ditë mbas zgjedhjeve, më 28 dhjetor, kishte transferuar në Nairobi 40 milionë Euro ndihmë buxhetore. Deputetja britanike Glenys Kinnock kërkon ngrirjen e pagesave: “BE-ja duhet t'i ndërpresë pagesat derisa të jetë stabilizuar gjendja politike. Bashkohem me ata që thonë, se një pagesë prej 40 milionlë eurosh, menjëherë mbas ankesave për ecurinë e zgjedhjeve, nuk mund të pranohet."
Komisioneri Mishel e hodhi poshtë kritikën. Ankesat për zgjedhjet erdhën mbas transfertës bankare, tha ai. Deri tani Bashkimi Evropian ka dhënë 1120 milionë Euro ndihmë buxhetore. Deri në vitin 2013 janë paraparë të derdhen edhe 383 milionë të tjera.

Reklamë