Nga A deri tek Zh-ja: Si e mësojnë fëmijët shkrimin në vende të ndryshme të botës?
Ta njohësh gjuhën amtare dhe ta shkruash atë janë dy gjëra të ndryshme. Në vende të ndryshme vlejnë rregulla të ndryshme për gjuhën e shkruar dhe shpesh ajo është një sfidë e vërtetë për fillestarët.
Kina: sa më herët, aq më mirë
Ushtrimi i të shkruarit në Kinë nis shumë herët: fëmijët qysh në moshën tre vjeçare njihen me alfabetin kinez në çerdhe. Ata mësojnë të shkruajnë kur mbushin gjashtë vjeç dhe pasi kalojnë në klasën e pestë duhet të kenë përvetësuar 10.000 shenja. Një detyrë kjo mjaft e mundimshme për ta, sepse shenjat nuk kanë rregulla të caktuara, por duhen mësuar përmendësh.
Japonia: shkrimi mësohet deri në përfundimin e shkollës
Për nxënësit japonez mësimi i të shkruarit nuk mbaron në klasën e parë. Çdo vit deri në klasën e nëntë në planin mësimor përfshihet një numër i caktuar shkronjash, që duhen mësuar. Për ta zotëruar shkrimin e fjalorit bazë të japonishtes nxënësve u duhet të pëvetësojnë rreth 2100 shenja. Por duhet që shkrimi të ushtrohet rregullisht, sepse përndryshe mund të harrohet ndonjëri prej simboleve.
Egjipti: një gjuhë e "re"
Fëmijëve egjiptianë kur fillojnë të mësojnë shkrimin u duhet ta mësojnë gjuhën e tyre nga e para. Meqenëse dialekti më i përhapur dallon shumë prej arabishtes standarde, atyre u duket se po mësojnë një gjuhë të re. Arabishtja e shkruar është gjuha dominuese. Por në shkollat shtetërore nxënësit e mësojnë atë deri në 80%, ndaj disa fëmijë nuk mësojnë kurrë të lexojnë dhe të shkruajnë si duhet.
Maroku: jo vetëm arabisht
Deri vonë fëmijët në Marok mësonin vetëm arabishten, por qyash nga viti 2004 kjo ka ndrshuar. Në klasën e parë mësohet edhe gjuha tamazisht. Në këtë mënyrë u arrit që të ule tnumri i analfabetëve në rajonet, ku flitet gjuha tamazisht. Që nga viti 2011 tamazishtja është pranuar me kushtetutë si gjuhë zyrtare.
Paraguaj: Gjuha e banorëve të lashtë
Edhe në Amerikën Latine mbështetet ruajtja e gjuhës së banorëve të lashtë. Në Paraguaj fëmijët mësojnë krahas spanjishtes edhe gjuhën guarani. Por vëmendja fokusohet gjithmonë tek njëra nga këto dy gjuhë. Meqënëse në të kaluarën bukurshkrimi ka qenë një lëndë më vete, nxënësit tani duhet të përvetësojnë vetëm shkrimin me shkornja shtypi.
Polonia: gjithçka nis nga zeroja
Në Poloni shkolla nuk nis nga klasa e parë, por nga klasa "zero". Mësimi parashkollor është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët. Atyre ua mësojnë gërmat e para në mënyrë shumë kreative, por puna e vërtetë nis pas një viti. Në mënyrë të veçantë nxënësit që mësojnë abetaren duhet të ushtrojnëfjalët me zanoret "ó", "u" dhe me bashkëtingëlloret "ch" e "h", sepse të gjitha këto shqiptohen njësoj.
Kanada: drejtshkrimi nuk ka rëndësi
Në programin mësimor për disa fillestarë në Kanada nuk është gjuha angleze, por gjuha inuit, e cila është gjuhë zyrtare në territorin verior Nunavut. Shkrimi si duhet i fjalëve nuk përbën ndonjë vështirësi, sepse për të ruajtur diversitetin e dialekteve rajonale nuk ka rregulla drejtshkrimi. Pra kushdo shkruan ashtu siç flet, sipas parimti fonetik.
Izrael: ndihmë e posaçme në mësimin e të shkruarit
Fëmijët në Izrael marrin ndihmë të posaçme kur mësojnë të shkruajnë hebraishten. Fillestarëve u lejohet të vendosin shenja sipër dhe nën zanoret. Por pasi ta kenë përfunduar klasën e parë ata duhet të heqin dorë prej këtyre shenjave, ashtu si gjithë të tjerët. Paskëtaj këto shenja ata i hasin vetëm nëpër poezi apo libra fëmijësh.
Greqia: larmi zanoresh
Cila "i" është me vend? Këtë pytje e shtrojnë shumë shpesh nxënësit e klasës së parë. Në alfabetin grek egzistojnë gjashtë shkronja me të njëjtin shqiptim. Madje, atyre u duhet të bëjnë dallimin edhe mes "e" apo "o". Meqënëse nuk ka rregulla të caktuara për këtë, ajo që ndihmon është vetëm të mësuarit përmendësh. Për këtë arsye nxënësit e ushtrojnë shumë diktimin.
Serbi: një gjuhë – dy alfabete
Serbishtja shkruhet si me alfabetin cirilik, ashtu edhe me atë latinë. Ndaj nxënësit janë të detyruar t`i mëosojnë të dyja alfabetet njëkohësisht. Në klasën e parë ata mësojnë shkronjat cirilike dhe në klasën e dytë mësojnë edhe shkronjat latine. Vetëm pas disa viteve nxënësit mund ta vendosin vet se cilin alfabet duan të përdorin.
Gjermani: të shkruash sipas parimit fonetik
Kjo metodë u aplikua para 20 viteve, por edhe sot ajo vazhdon të jetë e diskutueshme. E vetmja ndihmë është përdorimi i tabelës, ku figura shoqërohet me gërmën fillestare të fjalës përkuese si p.sh. "F" për fjalën "Fenster" (dritare) apo "U" për fjalën "Uhr" (orë). Kritikët thonë se fëmijët asnjëherë nuk e mësojnë drejtshkrimin e pastër. Por kjo përvojë është efikase në mësimin e të lexuarit.