1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga nxënës shembullor tek fëmijë me halle

Zoran Arbutina3 Gusht 2012

Shumë agjenci vlerësimi e kanë ulur së fundi besueshmërinë kredituese të Sllovenisë, Moody's madje me tri shkallë. Një nga problemet më të mëdha janë bankat në gjendje të keqe.

https://p.dw.com/p/15UOz
Members of the union attend a public workers strike in Ljubljana April 18, 2012. Thousands of teachers, doctors, police officers and other public workers went on strike in Slovenia over proposed pay cuts under austerity measures to rein in the euro-zone member's budget deficit. REUTERS/Srdjan Zivulovic (SLOVENIA - Tags: BUSINESS EMPLOYMENT SOCIETY)
Fotografi: Reuters

"I pari i klasës" apo "shtet model": kështu e quante shtypi gjermanofon, Slloveninë kur ajo u anëtarësua në BE në vitin 2004. Ekspertët thonin se zor se ndonjë nga nëntë vendet e tjera të pranuara gjatë të ashtuquajturit "zgjerim" në vitin 2004 ishte përgatitur për anëtarësimin në BE aq mirë sa Sllovenia.

Sot, tetë vjet më vonë, dominojnë tituj si "Kriza e euros arrin edhe në Slloveni" të shoqëruara nga pyetja "A duhet të hyjë dhe Sllovenia nën ombrellën e shpëtimit?".

Lubjana zyrtare e mohon një gjë të tillë. Kryeministri slloven Janez Jansa tha së fundi në Parlament, se ne duhet të bëjmë përpjekje për të kursyer, sepse përndryshe në Slloveni do të ndodhë ajo që ndodhi në Greqi. Ministri slloven i Financave u përpoq t'i qetësojë njerëzit duke thënë se ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mos kërkuar ndihma financiare. Guvernatori i Bankës Kombëtare, tha: "Ne tani nuk kemi nevojë për asnjë ndihmë" por theksi ishte tek fjala "tani".

Janez Jansa (C), leader of the Social democratic party (SDS) is congratulated after the Slovenian parliament confirmed him as the euro zone member's new Prime Minister in Ljubljana January 28, 2012. REUTERS/Srdjan Zivulovic (SLOVENIA - Tags: POLITICS)
Kryeministri slloven Janez JansaFotografi: Reuters

Por Brukseli po i ndjek me vëmendje këto deklarata dhe zhvillimet në Slloveni, sepse edhe Spanja apo Portugalia kishin bërë më parë deklarata të tilla për të kërkuar më pas ndihma financiare nga BE.

Fakt është që agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit e kanë ulur ditët e fundit bonitetin e Sllovenisë dhe bankave të saj gjë që ka si pasojë kushte më të këqija për vendin në tregjet financiare. Madje agjencia Moody's e uli në 3 gusht me tri shkallë besueshmërinë kredituese të Sllovenisë, në notën Baa2: me këtë notë të re ish-republika jugosllave është vetëm dy shkallë larg nivelit "pa vlerë".

Për të huazuar para Sllovenisë i duhet aktualisht të paguajë rreth shtatë për qind interes. Për krahasim, Gjermania e cila ka notat më të mira duhet të paguajë zakonisht më pak se dy për qind interes, ose ndonjëherë mund t'i marrë paratë edhe me normë interesi zero për qind.

Ekonomi me dobësi strukturore

Deri në shpërthimin e krizës financiare dhe asaj të borxheve në fund të vitit 2010 Sllovenia ishte një nxënëse shembullore e eurozonës.

Vendi me rreth dy milionë banorë, ishte që në ish-Jugosllavi republika ekonomikisht më e zhvilluar e federatës. Që atëherë qytetarët e trevave jugore të Jugosllavisë shkonin për të kërkuar punë në Slloveni. Para anëtarësimit në BE Sllovenia konsiderohej si "vendi i parë ndër anëtarët e rinj që paguan në arkën e përbashkët më tepër se sa merr prej saj."

Pas anëtarësimit në vitin 2004 Sllovenia e pati më të lehtë për të marrë kredi me kushte të mira në tregjet ndërkombëtare. Industria e ndërtimit përjetoi një bum, por borxhet filluan të rriteshin si në sektorin shtetëror edhe në atë privat. Me fillimin e krizës dolën në pah problemet strukturore të ekonomisë sllovene. Një ndër problemet është kapitali i dobët i bankave sllovene, sidomos e bankës "Nova ljubljanska banka" e cila është kryesisht në pronësi të shtetit. Po ashtu në vend nuk u lejuan që investitorët e huaj të investonin në shkallë të gjerë, as në sektorin bankar as në ekonomi.

Logo Nova Ljubljanska banka, die größte Bank Sloweniens. Die Nova Ljubljanska banka d. d. (NLB) ist ein slowenisches Kreditinstitut mit Sitz in Ljubljana. Sie ist die größte slowenische Bank. Das Unternehmen hatte 2009 eine Bilanzsumme von 15,5 Milliarden Euro und einen Vorsteuerverlust von 23 Millionen Euro. Vorstandschef ist Marjan Kramer. Quelle: Wikipedia
Logoja e Nova Ljubljanska Banka

Problem tjetër përbën sektori i eksportit i cili ofron vetëm pak prodhime high-tech dhe të tilla që kërkojnë shumë punë. Rënia e eksporteve reflektohet edhe në tregun e punës. Aktualisht kuota e papunësisë është rreth 8%.

Tani qeveria po përpiqet për t'ju kundërvënë këtyre zhvillimeve. Ajo ka vendosur një program të ashpër kursimi, i cili synon kryesisht një reduktim të shpenzimeve në sektorin publik. 500 milionë euro këtë vit dhe 750 milionë vitin e ardhshëm. Me ligjin për kursimet Sllovenia shpreson se do të shmangë të paktën përkohësisht rrezikun për të kërkuar ndihmë financiare.