220709 Nahost USA
23 Korrik 2009Ndërsa BE e kritikon qartë Izraelin për planin për ndërtimin e 20 ndërtesave të reja në pjesën arabe të Jerusalemit dhe flet për një "aksion provokues", qeveria Obama përdor tone jo shumë të forta. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme amerikane Filip Crowley fillimisht nuk deshi t'i kushtojë rëndësi të madhe planeve të reja izraelite për ndërtime në Jerusalemin Lindor:
"Kjo nuk është temë e re. Planet e ndërtimit në Jerusalemin Lindor kanë qenö shpesh temë në të kaluarën."
E vertetë. Barack Obama në fjalimin e tij në Kairo në fillim të qershorit e ka shprehur fare qartë se çfarë prej Izraelit.
"SHBA nuk pranojnë legalizimin e kolonive të tjera izraelite. Këto ndërtime cënojnë marrëveshjet ekzistuese dhe dëmtojnë përpjekjet për paqen. Eshtë koha, që ndërtimi i kolonive të ndërpritet."
SHBA-ja kërkon që të mos ndërtohet më jo vetëm në Jordanin Perëndimor, por edhe në Jerusalemin Lindor
Dhe kur presidenti amerikan flet për koloni, atëherë nuk e ka fjalën vetëm për planet e ndertimit në Jordanin Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, por edhe për ndertesat në pjesën arabe lindore të Jerusalemit - pra në pjesën, që palestinezët duan ta bëjnë kryeqytet të tyrin, kur të kenë dikur shtetin e tyre.
Që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e mbron kaq qartë ndertimin e banesave në Jerusalemin Lindor, është një konfrontim i hapur me përpjekjet e Barack Obamës, për të shënuar më në fund përsëri lëvizje në procesin e ngrirë të paqes. "Konfrontim", apo "provokim" nuk do ta quajë askush në qeverinë amerikane, edhe pse brenda përbrenda me siguri që shihet kështu. Sidoqoftë ambasadori izraelit është thirrur javën e kaluar në ministrinë e jashtme në Uashington. Përsenë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Crowley e përmendi pas shumë pyetjeve.
"Ne kemi folur së fundi me ambasadorin izraelit për këtë temë dhe tema të tjera." tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme. Asnjë fjalë nga goja e tij për njoftimin e një gazete izraelite, sipas të cilit SHBA-ja po shton presionin ndaj Jerusalem-it dhe duan të terheqin premtimet për kredi prej një miliardë eurosh për Izraelin. Këtë lloj presion e kanë përdorur para Obamës edhe presidentë të tjerë amerikanë si Bushi senior dhe junior, për ta bërë Izraelin që të heqë dorë nga ndërtimi i kolonive - megjithatë me efekt të kufizuar.
Që këtë javë George Mitchell, i ngarkuari i posaçëm i Obamës për Lindjen e Afërt, do të shkojë në rajonin e krizës.
Autor: Ana Engelke/Angjelina Verbica
Redaktoi: Fabian Schmidt