1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nis sot misioni vëzhgues i BE-së në Gjeorgji

Hermann Krause1 Tetor 2008

Këtë të mërkurë nis punën misioni vëzhgues i BE-së në Gjeorgji. Pak më parë ushtria ruse pat bërë të qartë, se vëzhguesit akoma nuk do të vendosen në zonën neutrale rreth rajoneve separatiste.

https://p.dw.com/p/FSAi
Vëzhguesit e parë të BE-së në Gjeorgji, 23 shtator 2008
Vëzhguesit e parë të BE-së në Gjeorgji, 23 shtator 2008Fotografi: picture-alliance/dpa

A do ta përmbushin ata dot detyrën e tyre? Sepse të 340 ekspertët e OKB-së duhet të mbikqyrin tërheqjen e ushtarëve rusë më së voni deri me 10. tetor nga Gjeorgjia.

Vëzhguesit e parë të BE-së në Gjeorgji, 23 shtator 2008
Vëzhguesit e parë të BE-së në Gjeorgji, 23 shtator 2008, TbilisiFotografi: picture-alliance /dpa

Në fakt të 340 vëzhguesit e BE-së, që nisin sot punën në Gjeorgji janë si të thuash spektatorë (sehirxhinj). Sepse në republikat separatiste të Abkazisë dhe Osetisë Jugore ata nuk mund të shkojnë, shtabi i përgjithshëm rus nuk i lejon vëzhguesit nga gjithsej 22 shtete të BE-së pertej kufirit. Dhe ndryshe nga marrëveshja ata nuk lejohen as të patrullojnë në zonën neutrale me Gjeorgjinë, e cila është e gjerë rreth 10 kilometer deri në Abkazi dhe Osetinë Jugore.

Shefi i misionit të BE-së, diplomati gjerman Hans-Jërg Haber
Shefi i misionit të BE-së, diplomati gjerman Hans-Jërg HaberFotografi: picture-alliance/ dpa

Mbikqyrje e situatës në zonën e sigurisë

Ata mund të kenë të drejtë të patrullojnë vetëm në kufirin jugor të zonës së sigurisë, hyrje të pakufizuar nuk do të ketë. Pala ruse e komenton kështu: "Në çdo vend stacionimi, në çdo zyrë do të qëndrojnë nga 70 vëzhgues ushtarakë. Ata përfaqësojnë 22 vende. Kompetenca e tyre është mbikqyrja e situatës në zonën e sigurisë." thotë një zëdhënës i ushtrisë ruse, që e quan veten tani trupa e vendosjes së paqes. Ushtria ruse nuk mbikqyr vetëm kufirin me Gjeorgjinë, por është e stacionuar edhe thellë në brendësi në Abkazi Osetnë Jugore.

Separatistë të Osetisë Jugore
Separatistë të Osetisë JugoreFotografi: AP

Para OKB-së ministri i jashtëm Lawrow theksoi edhe një herë, se abkazët dhe osetojugërot i kanë kerkuar ndihmë Rusisë. "E ardhmja e Abkazisë dhe e Osetisë Jugore varet nga kontratat, që ne kemi nënshkruar. Nqs plani i presidentëve Medvedjev dhe Sarkozi përmbushet, atëherë gjendja në republikat do të stabilizohet."

3800 ushtarë rusë duhet të stacionohen në Abkazi dhe Osetinë Jugore. Ata janë të paarritshëm për vëzhguesit e BE-së, të cilët s´kanë se ç´kërkojnë atje. Presidenti Medvedjev: "Detyra jonë më e rëndësishme është garantimi i sigurisë së abkazëve dhe osetojugorëve. Ne japim çdo ndihmë edhe atë ushtarake."

Trupat ruse largohen nga Gjeorgjia, 23 gusht 2008
Trupat ruse largohen nga Gjeorgjia, 23 gusht 2008Fotografi: AP

Patrulla vetëm para zonës neutrale

Vëzhguesit e BE-së duhet të patrullojnë vetëm para zonës neutrale dhe të vëzhgojnë në se në Gjeorgji ndodhen akoma trupa ruse. Megjithatë një detyrë e vështirë, sepse pranë kufirit ka banda që grabisin, snajperistë kanë qëlluar shpesh policët gjeorgjianë. Vëzhguesit e BE-së mbeten të paarmatosur, ndër ta edhe 25 gjermanë.

Shefi i misionit të BE-së, diplomati gjerman Hans-Jërg Haber, foli për një detyrë të vështirë. Sigurimi i suksesit, stabilitetit dhe normalitetit nuk është aspak i sigurtë. Marrëdhëniet ruso-gjeorgjiane mbeten të ngrira. Meqenëse Gjeorgjia i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, diplomatët rusë do të largohen sot me një avion nga kryeqyteti Tbilis.