1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BaFin proteston kundër normave të ulëta të interesit bankar

29 Tetor 2019

Kjo nuk ndodh çdo ditë: një organ kontrolli bën politikë - ose të paktën përpiqet ta bëjë atë. Autoriteti i kontrollit financiar gjerman u bën thirrje të rezistojnë, atyre të cilët i kontrollon.

https://p.dw.com/p/3S8SA
Euro Logo vor der Europäischen Zentralbank
Fotografi: Imago Images/McPhoto

Autoriteti Federal i Kontrollit të Shërbimeve Financiare u ka bërë thirrje kompanive gjermane që ofrojnë sigurime të protestojnë kundër normave të ulëta të interesit në zonën e euros. 

"Ka arritur në një pikë ku aktorët e tregut duhet ta bëjnë shumë të qartë se sa fort e rrezikojnë normat e ulëta të interesit modelin e tyre të biznesit dhe në këtë mënyrë edhe kontributin e tyre në pensionet e pleqërisë të mbështetura nga kapitali," tha drejtori ekzekutiv i BaFin, Frank Grund në një konferencë të autoritetit të Kontrollit në Bon.

Autoriteti Federal i Kontrollit të Shërbimeve Financiare
Autoriteti Federal i Kontrollit të Shërbimeve FinanciareFotografi: picture-alliance/Bildagentur-online/Schoening

Ulja e fundit e normave negative të depozitave nga Banka Qendrore Evropiane e ka shtuar edhe më fort presionin mbi këtë degë ekonomike. "Deri tani, unë gjithmonë jam prirur t'u rekomandoj të prekurve të mos ankohen, por të pranojnë realitetin," tha Grund. Institutet që ofrojnë sigurime për jetën do ta kishin bërë këtë për shembull duke ulur pagesat që u japin të siguruarve.

Normat e ulëta të interesit janë një barrë e veçantë për institutet që sigurojnë jetën, të cilat janë ndër investuesit më të mëdhenj të kapitalit. Disa prej tyre përballen tashmë me vështirësi serioze. Prandaj kontrollorët vëzhguan që nga gushti më me vëmendje 20 institute që ofrojnë sigurimin e jetës, të cilat ka gjasa që nuk do t'i plotësojnë dot për një kohë të gjatë detyrimet e tyre ndaj klientëve.

Frank Grund, shefi i BaFin
Frank Grund, shefi i BaFinFotografi: picture-alliance/dpa/F. Rumpenhorst

"Situata e instituteve që sigurojnë jetën dhe e fondeve të pensioneve këkron në këto vite kërkon që ta forcojmë kontrollin tonë," tha Grund.

Autoriteti Federativ i Mbikëqyrjes Financiare BaFin (foto-aleancë / Bildagentur-në internet / Schoening)

BaFin është një institucion publik në Gjermani. Ai është në varësinë e Ministrinë Federale të Financave dhe kontrollon sistemin financiar në Gjermani.

jj/bri (rtr, dpa)