1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një paqe negative

Rainer Hermann
23 Tetor 2018

Formati i ri katërsh, për të cilin ka bërë ftesë ndër të tjera edhe Gjermania, thuhet se ka si synim një zgjidhje paqësore për Sirinë.

https://p.dw.com/p/36yiX
Syrien Damaskus Flugabwehr Raketenangriff
Fotografi: picture-alliance/Xinhua/A. Safarjalani

Lufta në Siri është vendosur në aspektin ushtarak, por është larg së mbaruari. Për më tepër ka zënë vend një paqe negative, në të cilën shumica e aktorëve janë përkohësisht të kënaqur me atë që kanë arritur. Kjo gjendje nuk mënjanon shkaqet e luftës, sepse edhe më tej ka dhunë dhe një pajtim i shoqërisë siriane vazhdon të jetë i largët. Gjendja aktuale është pasojë e sjelljes realpolitike të aktorëve Rusi, Iran dhe Turqi.  

Ata morën iniciativën në formatin e bisedimeve Astana dhe anashkaluan në këtë mënyrë procesin e paqes të Gjenevës të Kombeve të Bashkuara. Procesi i OKB-së pati mbetur i pasuksesshëm sepse të gjitha partitë besuan për një kohë të gjatë në zgjidhje ushtarake dhe sepse Kombet e Bashkuara nuk zotërojnë masa detyruese, për ta imponuar nismën e tyre.

Takimi i nivelit të lartë, në të cilin Ankaraja fton tani Gjermaninë, Francën dhe Rusinë, hap shansin, që edhe Evropa, e cila nevojitet për rindërtimin e Sirisë, të ketë të paktën mundësinë që të bashkëthotë fjalën e saj në tryezën e negociatave për të ardhmen politike të Sirisë.