1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nxehje para luftës me populistët në Europë

6 Janar 2019

Fushata për zgjedhjet europiane po troket. Kandidati i partive popullore europiane për president të Komisionit Europian Manfred Weber paralajmëroi përballje të ashpër me antieuropianët për të mbrojtur projektin europian.

https://p.dw.com/p/3B4IF
Deutschland Aufstellung CSU-Liste zur Europawahl Manfred Weber
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Balk

Pesë muaj para fushatës së zgjedhjeve europiane, kandidati i partive popullore konservatore në Europë, Manfred Weber, i cili synon të bëhet pasues i presidentit aktual të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në maj, paralajmëroi një përballje të ashpër në pranverë për mbrojtjen e projektit europian. „Ne do të ndeshemi ashpër me të gjithë anti-europianët, me të gjithë ata që e mohojnë këtë projekt dhe duan ta shkatërrojnë atë", tha ai. „Zgjedhjet europiane kanë rëndësi të madhe për kontinentin, bëhet fjalë për diçka të rëndësishme". Sipas sondazheve, populistët do të fitojnë shumë vende në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian. „Në pyetje është aftësia vepruese e BE", tha Weber.

AfD - partia Brexit e Gjermanisë

Manfred Weber, nënkryetar i Partisë Kristiansociale u shpreh kështu në konferencën tradicionale të Partisë Kristiansociale, CSU në Seeonin bavarez. Ai kritikoi ashpër partinë „Alternativa për Gjermaninë", AfD duke e quajtur atë „partia Brexit e Gjermanisë". Weber tha, se qytetarët duhet ta dinë se pas kërkesave të kësaj partie janë qëndrimet për daljen e Gjermanisë nga BE. Pasojat negative të një braktisjeje të BE, po shihen tani në Britaninë e Madhe. Programi i AfD për zgjedhjet europiane sjell me vete daljen e Gjermanisë nga BE, nëse unioni nuk reformohet deri në vitin 2024, tha ai. Weber shihet si kandidati me më shumë shanse që mund të zëvendësojë Jean-Claude Junckerin.

Deutschland Aufstellung CSU-Liste zur Europawahl Horst Seehofer und Manfred Weber
Fotografi: picture-alliance/SvenSimon/F. Hoermann

Për Weber të ndërpriten negociatat BE-Turqi

Manfred Weber po ashtu bëri të ditur se në dialog me vendet anëtare si Hungaria dhe Rumania do të kërkojë respektimin e pakompromis të parimeve të shtetit ligjor nga këto vende. „Për çështjen e shtetit ligjor, mbetet si gjithmonë nuk ka ulje çmimi". Lidhur me Turqinë, Weber u shpreh se në rast se zgjidhet president i Komisionit Europian, ai do të ndërpresë bisedimet e anëtarësimit me Turqinë. „Bëj deklaratën e qartë, se se si president i mundshëm i Komisionit Europian do të ndal negociatat e anëtarësimit me Turqinë, tha ai. Ai u shpreh se një partneritet është i rëndësishëm, por jo anëtarësimi i plotë, e se kjo është zgjidhja më e mirë për të dyja palët. „Dua një Europë që bazohet tek njerëzit, e tek kjo Europë, më vjen në mendje një Europë që i përcakton kufijtë e saj." Prandaj duhet të ndërpriten bisedimet e anëtarësimit me Turqinë.

Deutschland Politik l Klausur CSU 2019 Kloster Seeon mit Dobrindt und Kramp-Karrenbauer
Annegret Kramp-Karrenbauer flet para CSUFotografi: picture-alliance/dpa/L. Mirgeler

Jo lëvizje politike të lidhura me një person

Partia Kristiansociale CSU në konferencën tradicionale të dimrit së bashku me partinë simotër CDU, analizojnë gjendjen politike në vend dhe Europë si edhe vendosin piketat për të ardhmen. Në Seeon-in bavarez mori pjesë si e ftuar edhe kryetarja e re e Partisë Kristiandemokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer. Kramp-Karrenbauer në fjalën e saj paralajmëroi nga fenomeni në rritje i lëvizjeve politike në Europë dhe demaskimi që iu bëhet rregullisht partive popullore, duke shpresuar në lëvizjet politike. Askush nuk më ka dhënë përgjigje, tha ajo, se çfarë ndodh sikur të dështojë personi, mbi bazën e të cilit janë ngritur të gjitha këto lëvizje, tha Kramp-Karrenbauer. „Çfarë ndodh me sistemin politik?" Edhe partia CSU do të zgjedhë në janar kryetarin e ri, kryeministrin bavarez, Markus Söder. Söder u shpreh se ka synim të sheshojë përfundimisht grindjen mes dy partive simotra.

Lindita Arapi, me xhaketë rozë dhe bluzë të zezë
Lindita Arapi Gazetare, moderatore, autore, shkrimtare