1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Finlandë mbahen zgjedhjet parlamentare

Bernd Riegert19 Prill 2015

Kriza ekonomike për zgjedhësit finlandezë është tema më e rëndësishme, në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen të dielën (19.04)l. Populilstët kërkojnë më pak pushtet në BE, por nuk paraqesin ndonjë rrezik për Brukselin.

https://p.dw.com/p/1FAYW
Fushata në Finlandë
Fushata në FinlandëFotografi: DW/B. Riegert

Në mes të Helsinkit janë mbledhur njerëzit rreth një skare. Në një radhë të gjatë njerëzit presin të marrin dhuratat falas që ofron partia "Piratët". Në një stendë më larg jepet madje edhe whisky. Të gjitha partitë relevante po përpiqen t'i motivojnë zgjedhësit që të votojnë për to këtë të dielë (19.04). Fjalime nuk ka. Për zgjedhësit kjo është praktike, sepse ata kanë pasur një fushatë të shkurtër zgjedhore. Vetëm pak metra i ndajnë konservatorët e Partisë Kookomus, e cila aktualisht ka edhe postin e kryeministrit, nga liberalët e qendrës politike. Qendra ka më së shumti zgjedhës, por në Finlandë është traditë që koalicionet të krijohen nga dy ose tri parti politike.

Populistët në Qeveri?

Një grupim politik i cili patjetër do të futet në qeveri është "Finlandezët e Vërtetë“, të cilët së fundi kanë ndryshuar emrin dhe tani quhen „Finlandezët Bazë“. Në stendën e populistit të djathtë, Heikki Kohonen, ai vet shpërndan kafe dhe programin politik. Kërkesat nuk janë edhe aq të mëdha. „Piratët“ janë më të kërkuar. Heikki Kohonen mendon se kjo ka të bëjë vetëm me ushqimet që ofrohen.

Fushata në Finlandë
Fushata der në fundFotografi: DW/B. Riegert

Në sondazhet e fundit thuhet se “Partia e Finlandezëve“ do të fitojë një të pestën e mandateve në parlament. Partia më e madhe opozitare do të futet në qeveri. Kryeministri i deritanishëm Alexander Stubb, ka qenë për Kohonenin tepër proevropian. „Ekonoma është tema numër një. Por tek çështja e integrimeve është me rëndësi që shteti ynë një ditë të mos bëhet shtet federal evropian, si në SHBA apo në Gjermani. Unioni i bankave është i papranueshëm, sepse në një moment të gjithë janë përgjegjës për dëmet dhe borxhet ", thotë Kohonen. Ai refuzon ndihma të tjera për vendet si Greqia.

Politika e kursimeve

Shumë finlandëezë janë ndërkohë skeptikë ndaj eurogrupit. Ata duan të dihmojnë vet veten sepse edhe Finlanda i përket grupit të vendeve që kanë probleme me buxhetin. Finlandezët e refuzojnë deri tani politikën e kursimeve. Por kjo politikë ende nuk ka filluar si duhet, mendon eksperti Risto Penttilä. Në këtë vend kaherë flitet për kursime, por qeveria ka realizuar shumë pak prej këtyre planeve. Qeveria e re duhet të fillojë me shkurtime. „Ne kemi nivelin më të lartë të tatimeve në Evropë. Në krahasim me vendet e tjera kemi edhe të dhënat më të mëdha për aparatin e shtetit. Ky është shaku i ngecjeve ekonomike.“

Fushata në Finlandë
Fushata në FinlandëFotografi: DW/B. Riegert

Shteti social

Kandidati socialdemokrat Thomas Wallgren thotë se zgjedhjet janë shtyrë për një muaj, me shpresë se koha do të jetë më e mirë. Por jashtë bën shumë ftohtë. „Ndryshimi i klimës duket se ende nuk ka mbërritur këtu“, thotë ai me burzëqeshje. Socialdemokratët kanë qenë pjesë e koalicionit qeveritar. Sipas të gjitha gjasave kështu edhe do të mbetet, pas zgjedhjeve. „Ne duhet ta ruajmë modelin e shtetit social“, thotë ai.

Fushata në Finlandë
Fotografi: DW/B. Riegert

Varësia nga Rusia

Shefi i Odës ekonomike mendon se shteti social duhet të ndryshojë. Risto Penttilä sheh shumë probleme strukturore në ekonomi, e cila ka pak konkurrencë dhe varet tepër nga tregu rus. Tregtia me fqinjin rus ka rënë dukshëm pas fillimit të luftës në Ukrainë. Pas rënies së rublës ruse, shumë turistë rusë më nuk vijnë në Helsinki për të blerë. „Ne po përjetojmë krizën më të thellë në Finlandë. Ndaj qeveria e ardhshme do të ketë disa probleme shumë të rënda ", mendon Penttilä.

Populistët e djathtë të integrohen, jo të izolohen

Kandidati socialdemokrat Thomas Wallgren mendon se shteti ende mund të marrë kredi të lira, ndonëse borxhet e Finlandës edhe tani janë tepër të larta. Gjendja nuk është më e mirë as me personat privatë, sepse 20 % e buxheteve familjare kanë falimentuar. Kjo gjendje e rëndë u shkon në favor populistëve të djathtë. Wallgren mendon se „vetëm një pjesë prej tyre janë racistë.“ Unë jam „rreptësisht kundër tyre, por partitë populiste duhet të integrohen në Finlandë."

Risto Penttilä mendon se „populistët në Finlandë nuk shihen si kërcënim, por si një pjesë e demokracisë, me të cilët njerëzit duan të futen edhe në koalicion."