Në Slloveni pas tre javësh mbahen zgjedhjet e balotazhit për president
22 Tetor 2007Reklamë
Në Slloveni pas tre javësh do të mbahen zgjedhjet presidenciale të balotazhit. Në raundin e parë të zhvilluar dje asnjë prej shtatë kandidatëve nuk ka arritur të sigurojë shumicën absolute të votave. Shumicën e votave, rreth 28 përqind, e ka fituar ish-kryeministri dhe deputeti aktual në Parlamentin Evropian Lojze Peterle.