Në tryezën e dhuratave të gjermanëve
Ndërkohë që në shumë vende të Europës ekomomia është e dobët, gjermanët ndihen mirë. Një studim i fundit tregon se ata do të harxhojnë mesatarisht 226 euro për dhuratat e Krishtlindjeve.
Libri më i preferuar
Në botën tonë Online nuk lexohen më libra? Gabim! Dhurata më e dashur është libri. Ky është rezulatati i një sondazhi të Deloitte, ku u pyetën 17 000 njerëz nga 17 shtete të ndryshëm. Në Gjermani 41% e të pyeturve duan të dhurojnë një libër.
Çokollata në vend të dytë
Prej javësh çokollatat në formën e Babagjyshit të Krishtlindjeve kanë mbushur supermarketet gjermane. Shpresa se ato do të shiten nuk është e pavend: Rreth një e katërta e gjermanëve do të dhurojë çokollata.
Punë e bërë nga fëmijë? Jo faleminderit!
Si për çokollatat, ashtu edhe për dhurata të tjera, ato nuk duhet të jenë prodhuar në kurriz të të tjerëve. Kështu mendojnë 70% e gjermanëve kur blenë një produkt. Ai duhet të jetë prodhuar sipas standarteve etike. Gjermanët preferojnë gjithashtu të blenë produkte rajonale.
Nuk duhet të jetë patjetër Chanel
Pothuajse një në katër gjermanë do të verë një parfum ose produkte kozmetike poshtë pemës së Krishtlindjeve. Në Gjemani harxhohen rreth 1,6 miliard Euro vetëm për parfume, nga të cilat dy të tretat vetëm për femra.
Blerjet Online
Nga shumë vetë Interneti përdoret vetëm për kërkime infromacionesh. Më shumë se gjysma e gjermanëve të pyetur duan të blejnë dhuratat e tyre në dyqane të specializuar dhe jo online. Por ka edhe nga ata që tremben nga rrëmuja e qendrave tregëtare dhe preferojnë Internetin.
Letra e dëshirave
40 përqind e burrave nuk i besojnë shijes së partnereve të tyre dhe preferojnë paratë cash. Ata dëshirojnë më shumë libra ose mjete elektronike. Ndërsa 55 përqind e grave dëshirojnë libra, produkte kozmetike apo wellness. Por ato nuk kanë asgjë kundër parave cash.
Dhe pas dhuratave?
Më pas vjen babëzia. Gjermanët harxhojnë po aq shumë sa për dhuratat. Mesatarisht 122 Euro. Me stomakun plot, edhe nëse bëhen gabime në dhurata, ata i falin kollaj më pas.