1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ofensivë turke kundër kurdëve në Irakun verior

19 Prill 2022

Ushtria turke ka ndërmarrë sërish veprime kundër pozicioneve kurde të PKK-së në Irakun verior. Gjatë sulmeve u përdorën edhe helikopterë dhe dronë.

https://p.dw.com/p/4A4tq
Afghanistan Türkische Soldaten und afghanische Polizisten
Fotografi: Wakil Koshar/AFP/Getty Images

Ushtria turke ka nisur një ofensivë të re tokësore dhe ajrore kundër Partisë së Punës të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior. PKK-ja është e ndaluar dhe konsiderohet si organizatë terroristenë jo vetëm në Turqi por edhe Evropë dhe SHBA.

Siç njoftoi ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar në operacionin kundër PKK-së në tri rajone pranë kufirit turk janë përfshirë edhe dronë dhe helikopterë luftarakë. Operacioni ushtarak u përqendrua në rajonet Metina, Zap dhe Avashin-Basyan të Irakut verior. Në rajonin verior të Irakut të Sinjar dhe në malet në kufirin irako-turk ushtria turke sulmon rregullisht qendrat stërvitore dhe bazat e milicisë kurde. Ofensiva do të shtohet në "ditët në vijim”.

Türkei Verteidigungsminister Hulusi Akar
Hulusi AkarFotografi: KENZO TRIBOUILLARD/AFP/Getty Images

Ankaraja e justifikoi këtë aksion me mbrojtjen kundër sulmeve terroriste dhe të drejtën për vetëmbrojtje. Sipas Ministrisë Turke të Mbrojtjes ofensiva qe koordinuar me "miqtë dhe aleatët" dhe shërbeu për të penguar një sulm të PKK-së në Turqi.

Deri tani nuk dihet asgjë për viktima. Një zëdhënës i PKK-së në Irak i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se kishte pasur "luftime intensive" midis ushtrisë turke dhe krahut ushtarak të PKK-së. Forcat e armatosura turke ishin përpjekur të dislokonin ushtarë me helikopterë dhe të përparonin në territoret kurde.

Türkische Militärdrohne Bayraktar TB2
Fotografi: Emrah Yorulmaz/AA/picture alliance

Ofensiva erdhi disa ditë pas vizitës së kreut të qeverisë së rajonit autonom kurd në Irak, Masrur Barsani, në Turqi. Besohet se Barsani ishte i informuar për aksionin e planifikuar të ushtrisë turke. Pas takimit të tij mekreun e shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan, Barzani u shpreh pozitivisht për "zgjerimin e bashkëpunimit" me Turqinë "për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin" në Irakun verior.

Konflikti me PKK-në daton në vitin 1984. Që nga ajo kohë PKK-ja lufton për më shumë autonomi në Turqinë juglindore. Der tani në këtë konflikt janë vrarë më shumë se 40,000 vetë.