1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Scholz: Të çelen sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

28 Mars 2022

Çdo pengesë e bën Ballkanin Perëndimor më vulnerabël ndaj ndikimit të palëve të treta, tha kancelari gjerman

https://p.dw.com/p/498pM
Deutschland Olaf Scholz und Magdalena Andersson in Berlin
Fotografi: John Macdougall/AP Photo/picture alliance

Kancelari gjerman Olaf Scholz po angazhohet fuqimisht për hapjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me 
Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Scholz tha të hënën në Berlin, pas një takimi me homologen suedeze Magdalena Andersson, se të dy janë të mendimit se ka ardhur koha për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut:  “Çdo vonesë e bën Ballkanin Perëndimor më vulnerabël ndaj ndikimit të palëve të treta," paralajmëroi Scholz.

Nuk është hera e parë që kancelari gjerman e shtyn përpara axhendën e zgjerimit.Çelja e negociataveaktualisht pengohet nga konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Verut. Shqipëria tani  po përpqiet për çeljen e negoicatave edhe pa  Maqedoninë e Veriut. Së fundmi në Berlin ishte kryetari i grupit parlamentar të maxhorancës së Shqipërisë, Taulant Balla, pikërisht për të lobuar për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e zgjerimit. 

Kryetari i grupit parlamentar të PS në intervistë me DW