1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sinjal i fortë uniteti kundër mohimit të Holokaustit

Lisa Hänel
21 Janar 2022

Dita nuk kishte si të ishte më simbolike: Pikërisht 80 vjet pas Konferencës Wannsee, OKB miratoi një rezolutë, që i nuk drejtohet së shkuarës, por më shumë të ardhmes, shkruan Lisa Hänel.

https://p.dw.com/p/45s5L
USA I 76. Generaldebatte der UN-Vollversammlung
Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Rezoluta e OKB-së që u miratua të enjten (20.01) në Nju Jork mund të shihet si një rezolutë historike. Vetëm njeherë më parë Kombet e Bashkuara kishin miratuar një rezolutë të iniciuar nga Izraeli. Në vitin 2005 kur OKB, më 27 janar, ditën përkujtimore të çlirimit të kampit të Aushvitcit e ngriti në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Që atëherë Kombet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në kritikë, sepse asnjë vend tjetër nuk është ekspozuar kaq shumë ndaj rezolutave dënuese sa Izraeli. Më shumë se Siria, Koreja e Veriut dhe Irani së bashku.

Prandaj habiti fakti që në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u pranua një rezolutë, që e paraqiti Izraeli së bashku me Gjermaninë, -edhe kjo një shenjë simbolike historike-, e që me fjalë të qarta drejtohet kundër mohimit dhe relativizimit të Holokaustit.

Brenda një kohe nuk do të ketë më të mbijetuar të Holokaustit

Vendimtare këtu është që rezoluta, por edhe fjalimet në OKB nuk drejtoheshin vetëm tek e shkuara, por sidomos në gjendjen aktuale dhe drejt së ardhmes. Një nga fjalitë më të rëndësishme të rezolutës: "Injorimi i fakteve historike të këtyre ngjarjeve të tmerrshme rrit rrezikun që ato të përsëriten." Kjo prek thelbin e problemit në epokën digjitale, ku lulëzojnë fake news, gënjeshtrat dhe relativizimi.

Rezoluta me këtë i përgjigjet realitetit të shekullit të 21, një realitet që brenda një kohe nuk do të ketë më të mbijetuar të Shoah; një realiteti në të cilin mohimi i Holokaustit po shtohet në Facebook dhe të rinjtë dinë gjithnjë e më pak për vrasjen masive ndaj hebrenjve në Europë. Prandaj rezoluta e OKB-së u bën thirrje shteteve të OKB-së për të zhvilluar programe arsimore për këtë dhe rekomandon këtu përdorimin e përcaktimit të antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, IHRA.

Edhe kjo diçka e re, sepse përcaktimi i IHRA-s gjithmonë është kritikuar nga përfaqësues të kulturës dhe artit, me argumentin, se ai lejon shumë pak kritikë ndaj Izraelit. Por nga ana tjetër një përcaktim i paqartë i antisemitizmit pjesërisht e bëri gati të pamundur luftën kundër antisemitizmit. Tani pranimi i Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit nga 114 vende mund të përforcojë një përcaktim të tillë dhe me këtë edhe luftën kundër antisemitizmit.

DW Mitarbeiterin Lisa Hänel
Lisa HänelFotografi: Melina Grundmann/DW

Sfidat aktuale

Rezoluta u miratua në një ditë me simbolikë: ditën përkujtimore të Konferencës Wannsee, ku u thurën planet për gjenocidin industrial ndaj hebrenjve europianë. Një sinjal i fuqishëm, që 80 vjet pas kësaj konference, kombe nga e gjithë bota jo vetëm që e pranojnë këtë gjenocid dhe nderojnë viktimat e tij, por përpiqen në mënyrë aktive kundrejt të gjitha sfidave aktuale që të mos përsëritet kurrë më diçka e ngjashme.

Një nga sfidat aktuale madje u dëgjua me zë në debatin e OKB-së. Si vendi i vetëm i bashkësisë ndërkombëtare, Irani u shpreh, se pse nuk do ta miratojë këtë iniciativë të inicuar nga Izraeli dhe Gjermania.

Kjo rezolutë duhet të jetë edhe një thirrje ndaj vetë Kombeve të Bashkuara, t'u tregojë vendin atyre shteteve në radhët e saj që antisemitizmin e kanë politikë shtetërore.