1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita shpall të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare në Australi

24 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CSgw

Partia Laburiste opozitare shpalli të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare në Australi. Pas numërimit të 17 përqind të votave partia e diplomatit Kevin Rud prin me 53 përqind për dallim nga Partia Liberale e kryeministrit konservator e cila ka arritur të siguroj vetëm 47 përqind. Në Australi qytetarët ishin thirrur të votojnë për zgjedhjen e një parlamenti të ri. Për rreth 14 milionë qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrja në votim ishte obligative. Partia Laburiste në opozitë e diplomatit 50 vjeçar Kevin Rud ka paralajmëruar se në rast të fitores do të tërheq forcat australiane nga Iraku dhe do të ratifikoj Protokolin e Kiotos për mbrojtjen e ambientit.