1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita: Plan kohor kundër Asadit

afp/dpa/Eliana Xhani2 Korrik 2012

Dy ditë pas konferencës së Gjenevës për Sirinë, në Kajro mblidhen përfaqësues të grupeve opozitare siriane. Kërkohet një plan konkret për ndryshimin e pushtetit në Damask.

https://p.dw.com/p/15Pqp
Koordinatori i opozitës siriane Hasan Abdel Azim
Koordinatori i opozitës siriane Hasan Abdel AzimFotografi: picture-alliance/dpa

Me një thirrje për dhënien fund paqësisht konfliktit në Siri, në Kajro ka nisur punimet një konferencë e Ligës Arabe dhe opozitës siriane. Pa një plan konkret kohor dhe një ndryshim pushteti në Siri, nuk mund të bëhen hapa përpara, paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al-Arabi. Në mënyrë të përsëritur ai përmendi veprime në përputhje me Kartën e OKB-së, në të cilat bëjnë pjesë edhe ndërhyrjet ushtarake për mbrojtjen e civilëve. Al-Arabi u bëri thirrje më shumë se 200 opozitarëve të pranishëm sirianë që të merren vesh për një vizion të përbashkët për të ardhmen. Ushtria e Lirë Siriane, e ngritur nga dezertorë si dhe aktivistë të tjerë militantë nuk merr pjesë në takimin në kryeqytetin egjiptian. Konferenca përjashton paraprakisht mundësinë e një ndërhyrje të huaj ushtarake në mbrojtje të civilëve, argumenton Ushtria e Lirë Siriane. Veç kësaj nuk do të diskutohet as për ngritjen e zonave të mbrojtura apo për korridore humanitare dhe as për armatimin e kryengritësve.

Dhuna në Siri vazhdon

Ndërkohë në Siri luftimet kanë vazhduar. Këshilli Kombëtar sirian bëri të ditur se gjatë javës së kaluar në luftime në të gjithë vendin janë vrarë rreth 800 vetë, por nuk sqaroi se mbi çfarë të dhënat kishte llogaritur këtë numër. Zyra siriane e vëzhgimit të të drejtave të njeriut me seli në Londër njoftoi se ushtria siriane edhe të Hënën ka vazhduar sulmet kundër fortesës së rebelëve Homs.