Orban do t’i tërheqë kompetencat e jashtëzakonshme
16 Maj 2020Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar, se së shpejti do t'i tërheqë kompetencat e jashtëzakonshme të qeverisë. Në kuadër të një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, Orban tha, se parashikon që brenda këtij muaji do të shfuqizohen kompetencat e jashtëzakonshme. Kjo do t'u japë mundësinë të gjithë atyre që „e kanë kritikuar me pa të drejtë Hungarinë që të kërkojnë falje."
Parlamenti hungarez në mars miratoi të vendimin që i jepte të drejtë Orbanit të qeverisë per dekret. Sipas qeverisë kjo do ta lehtësonte luftën kundër pandemisë Corona. Nga ana e opozitës, disa qeveri të vendeve të BE-së dhe organizatat joqeveritare e kanë kritikuar ashpër këtë vendim.
Ligj pa afat
Kryeministri dhe partia e tij Fidesz akuzoheshin, se kanë shfuqizuar ruajtjen e sekretit të të dhënave, të drejtat e punonjësve dhe detyrimin për informim të autoriteteve. Një sërë e më shumë se 100 dekrete, që u lëshuan deri tani, kufizonin fort punën e drejtësisë dhe u jepnin një hapësirë të gjerë veprimi autoriteteve të sigurisë. Ky ligj i jep të drejtë Orbanit ta përcaktojë vet fundin e gjendjes së emergjencës prej rrezikut, pra që rregulloret e posaçme mund të mbeten në fuqi për aq kohë sa ai e sheh të nevojshme.
Numri i infeksioneve të reja me virusin Corona në Hungari ka rënë ditët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare është provuar infektimi i 3417 njerëzve dhe 442 kanë vdekur prej sëmundjes nga COVID-19.
jj/uh (dpa, afp, rtr)