Paketa e dytë për stimulimin e koniunkturës; Izrael përpara procesit të vështirë për krijimin e qeverisë; Jo, mohimit të holokaustit
13 Shkurt 2009Parlamenti gjerman miratoi të premten (13.02) paketën e dytë për stimulimin e koniunkturës. Shuma prej 50 miliardë eurosh do të përdoret për investime shtetërore në fushën e infrastrukturës, për lehtësimin e tatimeve si dhe për mbështetjen deri në 100 euro për fëmijët. Paketa e dytë për stimulimin e konjunkturës, është më e madhja në historinë e deritanishme të RFGJ-së. Kriza financiare nuk na lë mundësi tjetër vetëm se të kundërveprojmë theksuan me një zë si kancelarja Merkel edhe Ministri i Financave. Qeveria federale gjermane ka kohë që ka hequr dorë prej qëllimit të saj për të paraqitur deri në 2011 një buxhet të ekuilibruar. Doris Krannich
Pas garës kokë më kokë për zgjedhjet në Izrael tani vendi ndodhet përpara një procesi të vështirë për krijimin e qeverisë. Si kryetarja e partisë liberal-konservative Kadima Zipi Livni edhe blloku konservator Likud nën drejtimin e Benjamin Netanjahut pretendojnë të krijojnë qeverinë e re të vendit. Një pozicion kyç pritet të ketë partia ultranacionaliste "Izraeli, vatra jonë" (Israel Beiteinu) e Awigdor Lieberman, e cila përdori gjatë fushatës elektorale parrulla anti-arabe. Një gjë gjithësesi është e qartë, një qeveri izraelite e paaftë për të vepruar do të ishte fatale për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Peter Philipp komenton.
Jo, mohimit të holokaustit: Papa Benedikt XVI nënvizoi gjatë një takimi me përfaqësuesit e një grupi herbrejsh nga SHBA-ja, se mohimi i holokaustit është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Papa dha dhe një shenjë tjetër ripajtimi në raportin e tensionuar së fundi me përfaqësuesit e hebraizimit, ai deklaroi se në maj dëshiron të shkojë për një vizitë në Izrael. Gregor Hoppe me hollësi nga Roma