1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Paketa koniunkturale II më në fund po merr formë"

PP6 Janar 2009

Në qendër të shtypit gjerman të ditës së martë është paketa e II koniunkturale e qeverisë gjermane dhe diskutimet mes partive për këtë paketë.

https://p.dw.com/p/GSjv

"Osnabrücker Zeitung" shkruan: Kryetari i CSU-së, Zehofer (Horst Seehofer) arriti brenda radhëve të unionit që t'ia dalë mbanë me kërkesat për uljen e taksave. Kjo është një fitore e qartë etape për të dhe një humbje për kryetaren e CDU-së, Angela Merkel, e cila e kishte bllokuar për një kohë të gjatë kursin e partisë simotër. Me SPD-në Seehofer do ta ketë më të vështirë, por edhe në këtë drejtim ka sinjale për kompromis. Paketa koniunkturale II më në fund po merr formë. Një gjë shumë e mirë kjo, sepse njoftimet nga sektori ekonomik po përkeqësohet thuajse çdo ditë. Për këtë duhet ndërmarrë diçka, madje shpejt. Njëkohësisht shtrohet edhe pyetja nëse shteti nuk është i mbingarkuar nëse mblidhen me njëra-tjetrën thjeshtë të gjitha dëshirat për shpenzime, ngaqë koalicioni nuk bie dot dakord për disa pak plane qëndrore.

Nisur nga ky qëndrim i koalicionit të madh, gazeta "Hessische/Niedersächsische Allgemeine" vlerëson: E gjitha kjo të kujton pak udhëtarët e Titanikut, që vazhdonin të kërcenin edhe kur anija filloi të mbytej. Nuk është fare e qartë nëse ekonomia botërore ia ka dalë t'i kalojë anash duke u gërvishtur pak prej ajsbergut, apo është përplasur aq fort sa ka marrë një të çarë. Në vend që të bëjnë garë se cila paraqet më tepër kërkesa, prej partive kërkohet që të veprojnë bashkarisht pa pasur në mend se ç'qëndrim do t'u sillte përfitime zgjedhore. Një koalicion i madh mund të mbajë mbi shpatulla detyra të mëdha. Tani ai e ka shansin ta dëshmojë këtë. Por deri tani ai po i bën bisht përgjegjësisë.