Rreth 300 vetë marshuan në kryeqytetin e Kosovës për herë të parë në këtë vend konservator me shumicë myslimane. Duke mbajtur flamujt me ngjyrat e ylberit nën moton „Kjo është krenaria ime“ pjesëtarët e komunitetit LGBTI parakaluan në rrugën kryesore të Prishtinës të ndjekur nga kalimtarët kureshtarë. Në solidarizim me këtë komunitet kishin ardhur edhe përkrahës nga vende të tjera të rajonit.