Paris: Ceremoni përkujtimore për mësuesin e vrarë
21 Tetor 2020Në hollin e universitetit presidenti Emmanuel Macron në fjalën e tij fillimisht iu referua të pandehurve si ndihmës i atentatorit. Ai i cilësoi ata, që emrin e mësuesit Samuel Paty ia pasuan „barbarëve" si „burracakë". Mësuesi 47 vjeçar e kishte pasion mësimin. Ai i donte librat dhe ishte një mësues, që nuk do të harrohet. "Samuel Paty të premten u kthye në fytyrën e republikës", tha Macron me lot në sy. Presidenti posthum e nderoi Paty me medaljen më prestigjoze të Francës, Urdhërin e Legjionit të Nderit.
Më parë arkivoli i tij u transportua nën tingujt e këngës "One" të U2 në hollin e Sorbonnes. Shumë anëtarë të qeverisë ishin të pranishëm, ndër ta edhe ish-presidenti François Hollande.
Indinjatë në mbarë vendin
Mësuesi 47 vjeçar të premten (16.10) sipas hetuesve u sulmua dhe u vra nga një 18 vjeçar. Trupi i mësuesit u gjet me kokë të prerë. Sulmuesi me prejardhje çeçene u qëllua prej policëve. Krimi në një periferi të Parisit shkaktoi indinjatë në mbarë vendin. Në fundjavë dhjetra mijëra vetë manifestuan në rrugë për të shprehur solidaritetin. Hetuesit mendojnë, se Paty e vranë pasi kishte treguar në orën e mësimit karikaturat e Profetit Muahmet. Edhe në vitin 2015 nën presidentin
Hollande në Sorbonne më 13 nëntor u zhvillua një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmeve islamiste në Paris, ku disa komando terroriste islamiste vranë 130 vetë.
Luftë e gjatë kundër islamizmit
Macron menjëherë pas atentatit ndaj mësuesit u shpreh për një akt terrorist islamist. Të mërkurën ai i përgatiti basskëatdhetarët për një luftë të gjatë kundër islamit radikal. Një „betejë" duhet të zhvillohet në fushën e sigurisë, arsimit dhe kulturës, e „ajo do të zgjasë", citoi presidentin zëdhënësi qeveritar Gabriel Attal.
Prokurori i anti-terrorit Jean-François Ricard tha, se pas sulmit të pandehur me motiv terrorist janë ndaluar 16 persona. Nëntë prej tyre janë liruar sërish. Kundër shtatë të tjerëve ka akuza të rënda, ndër të tjera për ndihmë në vrasje me sfond terrorist. Gjyqtarët hetimorë duhet të vendosin tani për vazhdimësinë e procesit. Deri tani nuk janë hapur formalisht proceset hetimore ndaj të dyshuarve. Ndër të dyshuarit janë babai i një nxënëseje, që ka mobilizuar në rrjet kundër mësuesit. Ka pasur shumë mesazhe mes babait dhe sulmuesit përpara aktit, tha Ricard. Akuza ka edhe kundër dy minorenëve në moshën 14 dhe vjeç. Hetimet rezultojnë, se ata e kanë identifikuar Paty në këmbim të parave.
Kërcënime të reja
Karikaturat e diskutueshme të Muhametit janë që prej 15 vjetësh në qarkullim dhe megjithatë ato dhanë shkas për një vrasje me motive islamiste dhe tani edhe për kërcënime të reja në Francë: gazeta rajonale në Tours "La Nouvelle Republique", sipas të dhënave të një gazetari po kërcënohet, pasi ajo i vendosi karikaturat në editorialin e së dielës (18.10). Kjo gazetë, sipas të dhënave të saj, po ndjek në rrugë juridike ndër të tjera ndaj Facebook-ut për disa deklarime. Gazeta vëren, se ka vendosur t'i ribotojë karikaturat për të tërhequr vëmendjen për rrezikun nga islamizmi. Ky ka qenë një reagim ndaj vrasjes së mësuesit Paty. Mësuesi i tregoi karikaturat në orën e mësimit si shembull për lirinë e mendimit. Nxënësve myslimanë ai ua kishte lënë ta vendosnin vet pjesëmarrjen në mësim. Në Islam fotografitë e Muhametit konsiderohen si blasfemi.
kle/ehl/AL (dpa, afp)