Parlamenti Evropian miraton heqjen e monopolit të postës
11 Korrik 2007Disa vende, mes tyre Gjermania, i kanë zbatuar ndërkohë direktivat e Brukselit. Duke filluar që nga viti 2008 letrat do të dërgohen edhe nga fima private. Në shtete si Franca, ku posta shtetërore është punëdhënësi i dytë për nga madhësia liberalizimi i tregut postar nuk pritet me shumë entuziazëm. Ekziston rezistencë. Të mërkurën Parlamenti Evropian vendosi për liberlizimin e tregut postar
Është një zakon i vjetër për sindikatat e Francës. Kur dikush do të vërë dorë në shërbimin publik, në monopolin shtetëror, ai e ka keq punën. Do të duhet të konfrontohet me njerëz që protestojnë para parlamentit evropian. Një burrë me mustaqe, që është në reshtin e parë të protestuesve, bën si të ishte Asteriksi në luftën kundër forcave të tregut të lirë: “Në se ne të postës jemi fshati i fundit galician që protestojmë, kjo është edhe më mirë, na jep më shumë forcë."
Por sado që ai të përpiqet të luftojë kundër hapjes së tregut postar në Evropë, nuk do t'i ndimojë shumë. Shumica e Parlamentit Evropian miratoi të mërkurën vendimin, për ta thyer monopolin e fundit të postës, shpërndarjen e zarfeve. Deri në janar 1011, të 27 shtete antare duhet ta ken privatizuar shërbimin për shpërndarjen e letrave, Shoqëritë shtetërore Postare do të detyrohen t'i bëjnë ballë konkurrencës së lirë në treg.
Konkurrenca nxit biznesin, thonë liberalizuesit në Bruksel, monopolet e vjetra shtetërore do të thyen dhe dërgimi i letrave do të bëhet më i lehtë dhe do t'i përshtatet më shumë dëshirave të konsumatorëve. Por: “Kush e garanton në fakt në të ardhmen, që letrat do të shpërndahen në të gjitha zonat? pyet një nga nëpunësit e postës. Dhe çfarë ndodh në se dërgesat për sipërmarrjet private nuk janë të leverdisshme nga ana ekonomike, sepse letramarrësi banon në një luginë të humbur në Pirenej ose është në mes të pyllit bavarez? Fonde shpërblyese ose pagesa shpërblyese nga secili shtet i BE-së do të garantojnë, që asnjë letërmarrës të mos harrohet, kudo qoftë ai. Se si do të realizohet në secilin rast, kjo do t'u lihet vendeve antare.
Reforma postare brenda BE-së, lë një sërë çështjesh të hapura. Cilat janë kushtet që do të plotësojë një ofrues privat, çfarë do të thotë fundi i monopolit shtetëror për të drejtat e miliona nëpunësve të postës? Deri në vitin 2011 të tëra këto pyetje duhet të kenë gjetur një përgjigje. Politikani kristiandemokrat Markus Ferber, që është raportuesi në Parlamentin Evropian, përpiqet që t'ua heqë frikën skeptikëve: “Ajo që fiksuam ne në Bruksel dhe Strasburg është data finale, kjo do të thotë se deri atëherë duhet liberalizuar. Ne u japim vendeve antare një instrumentar të gjerë në dorë, për të sqaruar, siguruar dhe ruajtur të drejtat e punonjësve.
Por, ndërsa Gjermania dëshiron ta hapë tregun e shërbimit postar edhe për letrat qysh në vitin 2008, rezistenca në Francë është ende e madhe. Kjo bie në sy edhe kur shkon për vizitë në sallën e klientëve të postës kryesore të Strasburgut: “Qytetari dëshiron një shërbim të mirë. Përpikmëri dhe siguri. Këtë e ka realizuar deri tani shërbimi publik dhe nuk ka vend për privatizim", thotë një zotëri i vjetër.
“Posta duhet të mbetet shtetërore. Ajo është një insituticion i rëndësishëm në Francë, dhe që nuk duhet të bjerë në duart sipërmarrësve", shton një studente.
Shërbimi publik në Francë është pra një institucion i paprekshëm. Qytetari i njeh dobësitë e tij, por e trajton atë me respekt. Ndryshe qendron puna me terma të tillë si konkurrencë, liberalizim dhe treg i lirë, fjalë, që shumë francezë i përçmojnë.