Parlamenti evropian përshëndet bisedimet e Vjenës
20 Shkurt 2006Parlamenti evropian, përshëndet bisedimet që po zhvillohen në Vjenë, ndërmjet palës shqiptare dhe asaj serbe të Beogradit, ndërsa, çështjen e decentralizimit ky mekanizëm i lartë evropian e cilëson si një ndër çështjet më të rëndësishme në bisedimet për statusin e Kosovës. Këtë mbështetje për bisedimet e Vjenës e shprehen sot në Prishtinë, një delegacion i lartë i parlamentit Evropian, i kryesuar nga eurodeputetja Doris Pack.
Ne kemi shpresë se edhe procesi i ardhshëm i negociatave do të sjellë rezultate të mira dhe në shpresojnë se edhe pala serbe do të merr pjesë në mënyrë të vazhdueshme në këto bisedime dhe në këtë proces dhe në këtë mënyrë serbët e Kosovës mund të kenë shansin të ndërtojnë të ardhmën e tyre në Kosovë së bashku më shumicën shqiptare, tha Doris Pack. Ajo tha se, e ardhmja e të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, padyshim se do të jetë në Evropë, mirëpo, tash për tash, autoritet evropiane sipas zonjës Pack, presin rezultae nga bisedimet e drejpërdrejta.
Në këtë moment ju e dini së është shumë vështirë të flitet se kur mund të jetë Kosova pjesë e BE-së. Autoritetet evropiane presin rezultate nga bisedimet, ndërsa, nëse bisedimet shkojnë ashtu siç duhet besojë se edhe Kosova edhe Serbia do të kenë vend shumë shpejtë në BE-së, tha Doris Pack. Delegacioni i lartë i parlamentit evropian, po qëndrojnë në Kosovë në ditën kur në Vjenë po zhvillojnë biseda të drejtpërdrejta autoritet e Prishtinës dhe ato të Beogradit, bisedime këto që po shënojnë edhe formalisht fillimin e bisedave për statusin e Kosovës.
Delegacioni i parlamentit evropian, po zhvillon biseda me autoritetet ndërkombëtare dhe udhëheqësit e institucioneve kosovare. Ata thanë se situata politike në Kosovë është shumë stabile dhe këtë fakt ata e cilësuan ikurahues dhe një faktor shumë të rëndësishëm sidomos në këtë fazë të bisedimeve për statusin e Kosovës.