Partia izraelite e punës në zgjedhje balotazhi për kryetar të ri
12 Qershor 2007Reklamë
Tel Aviv: Mbi 100 mijë anëtarë të Partisë së Punës janë thirrur në Izrael të votojnë për zgjedhjen e një kryetari të ri të partisë. Për postin e kryetarit të Partisë së Punës garojnë ish-kryeministri Ehud Barak dhe ish-shefi i shërbimit të fshehtë Ami Ajalon. Në raundin e parë me rreth 35 përqind Barak ka arritur të siguroj shumicën e votave. Partia e Punës është partneri më i rëndësishëm në koalicionin qeveritar të Kadimës së kryeministrit Ehud Olmert.