1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina raporton rritje të jashtëzakonshme eksporti

8 Dhjetor 2020

Pas rënies drastike në pranverë, tregtia e jashtme e Kinës po rimëkëmbet. Autoritetet doganore kineze raportuan një rritje të papritur të eksporteve për nëntorin. Deficiti tregtar vazhdoi të rritet.

https://p.dw.com/p/3mKrk
Symbolbild Export China
Fotografi: picture-alliance/dpa

Eksportet e Kinës në nëntor u rritën papritur: Sipas doganave kineze, ato ishin 21.1 përqind më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, d.m.th. para fillimit të krizës ekonomike globale të lidhur me Coronan. Në përgjithësi, Kina shiti mallra me vlerë 268 miliardë dollarë. Importet u rritën me 4.5 përqind - dhe kështu më pak se sa pritej.

Këto dy vlera tregojnë se tepricat e eksporteve po rriten me shpejtësi: eksportet e Kinës gjeneruan 75 miliardë dollarë më shumë sesa mallrat e importuara nga Republika Popullore. Teprica tregtare u rrit me 102.9 përqind.

Symbolbild Wirtschaftswachstum in China
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në një kohë që ekonomitë në shumë pjesë të botës janë akoma plotësisht nën ndikimin e efekteve të pandemisë së Coronas, Kina ka të ngjarë të vazhdojë të përmirësojë pozicionin e saj fillestar: vendi më i populluar në botë e ka virusin në një masë të madhe nën kontroll dhe që nga vera ka raportuar vetëm infektime të izoluara.

Kina po rimëkëmbet nga Corona

Symbolbild Wirtschaftswachstum in China
Fotografi: picture alliance/AP Photo

Kjo ka ndikim edhe te tregues të rëndësishëm ekonomikë, të cilët tregojnë për lart: indeksi i menaxherëve të blerjeve, të revistës së njohur të biznesit "Caixin" u rrit me 1.3 në 54.9 pikë në nëntor - niveli më i lartë që nga nëntori 2010, kur ekonomia u rimëkëmb nga kriza globale financiare. Është muaji i shtatë me radhë që barometri ekonomik është rritur. Punësimi u rrit në nëntor më fort sa asnjëherë prej majit 2011.

Ekspertët kinezë parashikojnë një rritje ekonomike prej më shumë se 5.5 përqind për tremujorin aktual, pas 4.9 përqind në tremujorin e tretë. Në këtë mënyrë, ekonomia e Kinës duhet të arrijë rritjen prej 2.0 deri në 2.2 përqind gjatë gjithë vitit - në një kohë që shumë vende përballen me një rënie ekonomike, të shkaktuar nga pandemia në prodhimin e tyre ekonomik.

 

 

aud (dpa, rtr, afp)