Pasojat e tajfunit "Yagi" në Vietnam
9 Shtator 2024I quajtur si super tajfuni "Yagi" në Vietnam la pasoja të rënda me të paktën 22 viktima në njerëz, 200 të plagosur dhe shkatërrime të mëdha. Stuhia gjëmoi për rreth 15 orë në Vietnam. Në shumë zona ajo u shoqërua me reshje të dendura, ndaj autoritetet paralajmëruan nga rreziku i rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjetj. Edhe të dielën (08.09) ka vazhduar puna për shmangien e rrënojave.
Në gjirin e preferuar prej turistëve Ha-Long shumë anije u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan plotësisht. Ky gji është klasifikuar si trashëgimi botërore nga UNESCO.
Bilanci i dëmeve
Kryeministri Pham Minh Chinh organizoi një videokonferencë me përfaqësues nga 26 provinca dhe qytete të prekura nga tajfuni "Yagi" për t'u konsultuar lidhur me pasojat e stuhisë, që përfshiu vendin nga dita e premte (06.09.2024). Bilanci i dëmeve është mbi 3000 shtëpi të dëmtuara, 120.000 hektarë fusha orizi të përmbytura dhe mbi 1000 biznese peshkimi të shkatërruara dhe të përmbytura. Ka gjithashtu në shumë zona rënie të elektricitetit dhe të telekomunikacionit në Hanoi. Ndërkohë "Yagi" në Vitenam nga tajfun është zbutur në një stuhi tropikale të presionit të ulët.
Më parë si pasojë e "Yagi" edhe në Kinë e Filipine ka pasur të paktën 24 të vdekur. Super-tajfuni ishte më i fuqishmi prej vitesh në rajon.
Pasoja të ndryshimit të klimës
Ky rajon çdo vit preket nga stuhitë tropikale dhe tajfunët, që shkaktojnë erëra të fuqishme të shoqëruara vërshime. Në një studim të publikuar në korrik konstatohet, se ndryshimi i klimës bën që tajfunet të krjijohen në afërsi të brigjeve duke përfshirë më pas vendet me më shumë shpejtësi dhe fuqi.