1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

PE: Gruevski t’u dorëzohet autoriteteve të Maqedonisë

29 Nëntor 2018

Raporti i Parlamentit Europian për Maqedoninë - Eurodeputët kërkojnë paragrafin shtesë për dorëzimin e ish-kryeministrit Grurevski autoriteteve maqedonase.

https://p.dw.com/p/399n1
Brüssel EU-Parlament Sakharov Preis Netzwerk
Fotografi: M. Banchón

Vetëm pak çaste para votimit të raportit vjeror për IRJ (Ish-Republika Jugosllave)të Maqedonisë, deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që në të raportin për këtë shtet të Balkanit Perëndimor të shtohet një paragraf, ku kërkohet që ish-kryeministri Gruevski t'u dorëzohet autoriteteve të Maqedonisë. Amandamenti i shtuar në raport parashikon: "Parlamenti Evropian fton autoritetet hungareze që të japin të gjitha informacionet e nevojshme dhe relevante në lidhje me rastin e Kryeministrit Maqedonas Nikola Gruevski, i cili ka ikur nga vendi i tij me ndihmë sekrete diplomatike të Hungarisë për t'iu shmangur dënimit; e konsideroin këtë si akt të ndërhyrjes në punë të brendshme të IRJM-së dhe në veçanti një akt të ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë së këtij vendi; merr në konsideratë kërkesën e IRJM-së për ekstradim dhe pret që Hungaria të veprojë rigorozisht në linjën e ligjeve relevante kombëtare dhe ndërkombtare duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës".

Më herët zyrtarë të Bashkimi Evropian kanë refuzuar të vlerësojnë nëse Gruevskit i takon azili në Hungari, por kanë thënë se një vendim i tillë duhet të shpjegohet si të gjitha vendimet e tjera. Kjo është hera e parë që një gjë e tillë kërkohet nga një institucion i BE-së.

Në pjesën tjetër të raportit për Maqedoninë përmenden sfidat e ndryshme të vendit të ngjajshme me ato të vendve të tjera të Balkanit, por gjithashtu theksohet përparimi që Maqedonia ka bërë që nga ndryshimi i pushtetit atje.

PE mirëpret "përkushtimin e fuqishëm politik për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe Reformave Urgjente të Prioriteteve, bazuar në bashkëpunim mes të gjitha partive dhe etnive të ndryshme dhe konsultimeve me shoqërinë civile", thuhet në raport. Në raport gjithashtu përshëndeten përpjekjet në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila ka zgjidhur çështjen e emrin me Greqinë.

Korrupsioni mjaft i përhapur

PE në raport thotë se mbeten të shqetësuar për nivelin e korrupsionit dhe mirëpresin arritjet në parandalimin e tij dhe ndjekjen penalisht, duke theksuar se vendimet përfundimtare të rasteve të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Gjkithashtu PE ende mbetet me shqetësim sa i përket "sulmet dhe obstruksionit" kundër zyrës se Prokurorisë Speciale dhe mungesës së bashkëpunimit institucional me këtë zyrë.

Sa i përket minoriteteve etnike në IRJM në raport, afirmimi i plotë i minoriteteve etnike konsiderohet si thelbësor. Gjithashtu kërkohen masa të mëtejshme në përfshirjen e minoriteteve në shkollim në mënyrë që të sigurohet kohezioni social dhe riintegrimi i tyre.