1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pengohet një tregti me fëmijë?

Burkhard Birke30 Tetor 2007

Një rast i përpjekjes për tregti më fëmijë në stil të gjerë, apo një aksion humanitar i dështuar? Arrestohet një grup francez në Çad i organizatës "Arche de Zoe".

https://p.dw.com/p/BzB5
Presidenti i Cadit Deby dhe femijet e prekurFotografi: AP

Më shumë se 100 fëmijë jetimë nga rajoni i krizës, Darfur donte t´i merrte organizata private humanitare Arche de Zoe me avionë nga Çadi dhe t´i sillte tek gjoja familjet, që do të kujdeseshin për to. Por autoritetet e Cadit e arrestuan grupin, gjashtë punonjës të organizatës, tre gazetarë dhe ekuipazhin e një avioni spanjoll të dielën në aeroportin Abeche.

Organizata e ndihmës për fëmijët, UNICEF deklaroi, se fëmijët në moshën prej një deri në tetë vjeç kanë qenë të pashoqëruar dhe pa dokumente, ka dyshime qoftë për prejardhjen e tyre nga Darfuri, qoftë për statusin e tyre si fëmijë jetimë. Organizata "Arche de Zoe" është themeluar si reagim ndaj cunamit në Azinë jugore para tre vjetësh dhe ndërkohë i ka spostuar aktivitetet e saj në Afrikë. UNESCO nuk e njeh këtë organizatë, qeveria franceze edhe më parë i shihte me sy kritik aktivitetet e saj. Ilegale dhe e papranueshme. Me këto fjalë e cilësoi presidenti Nicolas Sarkozy aksionin e organizatës humanitare.

Homologu i tij në vend, Idris Deby, kishte bërë publike fajësimet të tjera të formuluara në formë pyetjesh: "A duan t´i shesin fëmijët në organizata pedofile? Gjë që sipas mendimit tim është evidente! Por më e keqja është. A duan t´i vrasin për t´u marrë organet dhe për t´i shitur?" "Arche de Zoe", organizata humanitare franceze e fajësuar, i kundërshton këto akuza.

Gjashtë prej bashkëpunëtorëve të saj, tre gazetarë dhe ekuipazhi shtatëvetësh i një avioni spanjoll mbahen të arrestuar në Çad, për tentativë rrëmbimi të fëmijëve. Ata rrezikohen të dënohen me deri në dhjetë vjet burg. 103 fëmijë, gjoja jetimë nga rajoni i luftës civile në Darfur, donte të sillte organizata "Arche de Zoe" me avionë në Francë, për t´i shpëtuar siç thuhej. Familjet, që i prisnin fëmijet kishin paguar deri në disa mijëra euro. Kur presidenti i organizatës, Eric Breteau, pati deklaruar në verë, se donte të shpëtonte 1000 fëmijë nga rajoni i krizës në Sudan, shoqatat e adoptimit, organizata të tjera karitarive si dhe ministria e jashtme patën shprehur rezervat e tyre. Sekretarja e shtetit për punët e jashtme, Rama Yade thotë:
"Ne e kemi pyetur, se çfarë aksioni do të kryejë, për çfarë qëllimi, me kë, kur. Për këto pyetje nuk kemi marrë përgjigje."

Së paku 48 nga fëmijët janë nga Çadi dhe jo nga Darfuri, pohon organizata për fëmijë UNICEF pas bisedave me fëmijet në vend. Pak prej tyre janë jetimë. "Arche de Zoe" i kundërshton tani akuzat dhe supozon se pas tyre fshihet një komplot politik. Avokati Gilbert Collard. "Ne do t´u dorëzojmë paditësve edhe një dosje, nqs në Francë vazhdojmë t´i shtrojnë fajësimet e pavertetuara, para se procesi të ketë filluar."

Edhe në Francë drejtësia heton. Zyrat e organizatës kontrollohen, një proces është hapur në një aferë, që ka një komponent humanitar si dhe një politik. Megjithatë në Paris u konstatua me një farë lehtësismi, se Çadi sipas pohimeve të presidentit vazhdon të mbetet i hapur për aksionin e planifikuar ushtarak të BE në mbrojtje të refugjatëve nga Darfuri dhe zona të tjera të krizës.