Perez, president i Izraelit, Merkel uron zgjedhjen e tij
14 Qershor 2007Reklamë
Jeruzalem: Izrali ka një president të ri. Parlamenti zgjodhi në këtë post bartësin e çmimit Nobel për paqen, Shimon Perez. Para votimit rivalet e tjerë kanë tërhequr kandidaturat, kështu që Perez fitoi votat e 86 nga gjithësej 120 deputetë.Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka pershendetur zgjedhjen e Perez-it ne kete post permes nje telegrami urimi. Ndër të tjera, ajo shkruan se shpreson qe gjate madatit te tij ne kete post, mardhënjet e ngushta dhe miqësore mes Gjermanise dhe Izraelit do te thellohen edhe më tej. 83 vjeçari Perez do të marrë këtë post në qershor, kur do të zëvendësojë presidentin e tanishëm, Moshe Kacav, i cili kohët e fundit ishte nën presione të mëdha politike, pas akuzave për përdhunime.