Perfundon Samiti i APEC-ut në Australi
9 Shtator 2007Shefat dhe kryetarët e shteteve pjesëmarrëse në takim, ranë dakord për tregtinë e lirë, tha kryeministri australian Xhon Hauard (John Howard). Sidomos vendet në zhvillim do të përfitojnë nga raundi i Doha-s, por deri tani nuk është marrë ende një vendim përfundimtar sepse SHBA-s dhe BE-ja nuk bien dakord për heqjen e subvencionimeve në sektorin e bujqësisë. Gjatë takimit të APEC-ut u morr edhe një vendim i përbashkët për mbrojtjen e klimës.
Deklarata e Sydney-it për mbrojtjen e klimës po kritikohet ashpër nga mbrojtësit e ambientit. Shefat dhe kryetarët e shteteve të APEC-ut ranë të shtunën dakord për një deklaratë të përbashkët për mbrojtjen e klimës, duke shprehur kështu gadishmërinë për uljen e përdorimit të gazrave me efekt serë që shkaktojnë ngrohjen globale. Si vendet e industrializuara ashtu edhe ato në zhvillim, duhet të marrin masa përkatëse për t´u angazhuar më seriozisht në mbrojtjen e klimës.
Por në këtë deklaratë nuk qëndron asnjë vendim konkret për mënyrën e reduktimit të gazit CO2. Aty shkruhet vetëm se eficienca energjitike do të jetë përmirësuar deri në vitin 2030 në 25%. Përveç kësaj shtetet e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi Paqësorit vendosën t´i zgjerojnë pyjet e shteteve të APEC-ut gjatë 13 viteteve të ardhshme në të paktën 20 milionë hektarë.
Mbrojtësit e ambientit u treguan të zhgënjyer nga vendimet që u morrën për strategjinë e ardhshme të mbrojtjes së klimës. Bota është në rrezik, tha Kethrin Fixpetrik (Catherine Fitzpatrick),zëdhënësja e organizatës për mbrojtjen e Ambientit Grinpiis (Greenpeace).
„Ne kemi të bëjmë këtu me një deklaratë që nuk e sheh të nevojshme domosdoshmërinë e vendosjes së një kufiri për emisionet e gazit CO2. Vetëm kështu mund të ndalohet ngrohja globale.“
Në rast se Hauard (Howard) dhe Bush (Bush) duan ta luftojnë vërtet ngrohjen globale, atëherë ata duhet të nënshkruajnë protokollin e Kijotos (Kyoto), tha Fixpetrik (Fitzpatrick). Pas SHBA-s, Australia është vendi i vetëm që nuk e ka nënshkruan protokollin e Kijotos për reduktimin e emisioneve të gazit CO2.
Në Sydney demonstruan mijëra njerëz kundër presidentit Bush, luftës së Irakut, liberalizimit të tregtisë botërore dhe iniciativës për mbrojtjen e klimës. Protestesta u zhvilluan në mënyrë paqësore. Policia foli për 5000 pjesëmarrës në protestë, ndërsa organizatorët për 10.000 pjesëmarrës.
Gjatës ditës së fundit të samitit të APEC-ut u trajtuan çështje ekonomike. Kryetarët e shteteve pjesëmarrëse duan ta liberalizojnë më tej tregtinë botërore. Presiedenti amerikan Bush, i cili u kthye që të shtunën në mbrëmje në Uashington, u bëri thirrje shteteve të APEC-ut, që ta mbështesin unanimisht raundin e Doha-s.
„SHBA-s kanë gadishmërinë dhe fleksibilitetin që ta çojnë deri në fund me sukses raundin e Doha-s. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë të APEC-ut, që t´i mbështesin përpjekjet tona. Fundja Bashkëpunimi Ekonomik i Azi Paqësorit përbën gjysmën e tregtisë ndërkombëtare.“
Bush u largua më herët nga samitit i APEC-ut sepse duhet të përgatitet për bilancin e angazhimit amerikan në Irak, që do t´i prezantohet kongresit amerikan në fillim të javës.