1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pezullim bashkëpunimit me Rusinë

PP (dpa, afp, Reuters)18 Mars 2014

Bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta pranojë aneksimin e Krimesë nga Rusia.

https://p.dw.com/p/1BReG
Fotografi: Reuters

Pas fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin para dumës ruse në lidhje me pranimin si pjesë të Rusisë të gadishullit të Krimesë, që në bazë të së drejtës ndërkombëtare i përket Ukrainës dhe nënshkrimin e marrëveshjes përkatëse, politikanë të lartë të BE-së reaguan me kritika të forta ndaj Moskës dhe me pezullimin e bashkëpunimit me Rusinë.

Përfshirja e Krimesë në Federatën Ruse shkel sipas fjalëve të kancelares Angela Merkel të drejtën ndërkombëtare. Merkel tha se bisedimet për takimin e G7 me Rusinë janë pezulluar, ndërkohë që në lidhje me raporteve e mediave për përjashtimin e Rusisë nga G8, kancelarja tha se nuk ka ende ndonjë të re.

Britania e Madhe pezullon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë

Ministri i Jashtëm britanik William Hague tha thotë se ekziston një rrezik i madh që ndonjë provokim diku tjetër në Ukrainë mund të përdoret si pretekst për përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak. William Hague njoftoi gjithashtu se Britania e Madhe pezulloi bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.

EU Außenministertreffen Krim Referendum 17.03.2014
Fotografi: Reuters

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk tha se bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta pranojë aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Jo "luftë tranziti"

Kurse Kievi zyrtar u shpreh se Ukraina nuk do ta njohë kurrë integrimin e Krimesë në Rusi. Kurse Rusia nga ana e saj nuk pret një "luftë tranziti" me Ukrainën në lidhje me furnizimet ruse me gaz për Evropën. Kështu u shpreh ministri rus i Energjisë Alexander Novak. Rreth gjysma e eksporteve të gazit rus në Evropë kalojnë përmes gazsjellësve në Ukrainë.