Pjesëmarrja e punonjësve në firma: CDU-CSU me koncept të ri
30 Qershor 2007Reklamë
Pas Partisë Socialdemokrate edhe bashkimi kristiandemokrat-kristiansocial CDU-CSU ka paraqitur konceptin e vet për pjesëmarrje të punëmarrësve në sipërmarrje. Në dallim nga socialdemokratët CDU dhe CSU synojnë një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të punonjësve në sipërmarrjet e tyre. Bashkimi CDU-CSU planifikon t'i favorizojë paunëmarrësit në planin fiskal. Socialdemokratët nga ana tjetër kishin propozuar përfshirjen e punëmarrësve në kapitalin e firmave nëpërmjet një fondi.