Pjesëmarrje e lartë në votimet për Parlamentin Evropian
26 Maj 2019Në shumë vende të Bashkimit Evropian është tejkaluar përqindja e pjesëmarrjes në votimet e para pesë vitesh. Në Francë sipas vlerësimeve të para, deri në mesditë kanë votuar 19,26 % e zgjedhësve, kumtoi Ministria e Brenshme në Paris. Në vitin 2014 përqindja e votimit deri në mesditë ishte vetëm 15,70%, ndërsa me 2009 rreth 14,8 %.
Në Hungari dhe në Sllovaki kanë votuar deri në mesditë madje më shumë votues se në zgjedhjet nacionale. Në Hungari kanë votuar deri në ora 11:00, rreth 17,2 %. Para pesë vitesh në të njëjtën kohë kishin votuar 11,5 %. Ekspertët thonë se në këtë vend janë mobilizuar më së shumti zgjedhësit në zonat rurale.
Në Sllovaki kanë votuar, sipas prognozave të deritasnishme rreth 20%. Kjo është përqindja më e lartë deri tani, krahasuar me të gjitha vendet tjera të BE.
Edh në Rumani është tejkaluar dukshëm niveli i numrit të zgjedhësve që kanë votuar para pesë vitesh. Deri në mesditë kanë votuar atje 19,75% e rumunëve, ndërsa me 2014 ishin në të njëjtën periudhë kohore vetëm 12,4% e zgjedhësve që kishin shfrytëzuar këtë të drejtë. Përqindje më e madhe në votime është shënuar edhe në Letoni, Maltë dhe shumë vende të tjera
Prognozat e para për pjesëmarrje në votimet në Gjermani do të publikohen në 15:30, por sipas sondazheve të deritanishme, edhe në këtë vend janë tejkaluar shifrat e zgjedhjeve të kaluara. Prognozat e para për rezultatet në Gjermani do të publikohen në ora 18, ndërsa në ora 23.00 priten prognozat e para për të gjitha vendet e BE.
Të drejtën e votën kanë sot më shumë se 400 milionë banorë të 28 shteteve ë BE. Zgjedhjet kanë filluar me 23 maj dhe do të përfundojnë sonte.
bc/lh/jj (dpa, afp)