PO! Një lindje e vështirë
21 Janar 2018Reklamë
Në debatin paraprak gjatë ditës së dielë partia socialdemokrate u tregua mjaft e përçarë. Në fund megjithatë fitoi Po-ja mes 642 delegatëve që debatuan gjatë për mundësinë e koalicionit apo rigjenerimin në opozitë.
56,4% e delegatëve votuan me po. Bisedimet për koalicion mund të fillojnë në ditët e ardhshme. Por ka edhe një pengesë tjetër. Pas marrëveshjes do të votojnë 440.000 anëtarë socialdemokratë. E vetëm nëse ata thonë PO krijohet koalicioni i ri me Angela Merkelin.