Policia shpërndan demonstratën kundër Wall-Street-it
3 Tetor 2011Në valën e një aksioni proteste që vazhdon prej dy javësh në Nju Jork demonstruesit pezulluan përkohësisht qarkullimin në urën Brooklyn, një korsi u urë u bllokua për orë të tëra. Policia sipas të dhënave të veta arrestoi rreth 700 protestues, ndaj natën në të gdhirë të së dielës (02.10.2011) ura u rihap për qarkullimin rrugor në të dyja drejtimet.
Policia ndërmorri aksionin pas bllokimit të qarkullimit në urë, i tha zëdhënësi i policisë Paul Browne gazetës "New York Times". "Demonstruesit, që përdornin rrugën e këmbësorëve në Brooklyn, nuk u arrestuan." Të arrestuarit janë dërguar në disa rajone poilicie dhe mund të llogarisin me dënime për prishje të qetësisë publike.
Të paharrueshme: Shpëtim i kushtueshëm i bankave në vitin 2008
Vargu i demonstruesve me rreth 1500 pjesëmarrës ishte pjesë e një aksioni protetste të quajtur "Occupy Wall Street" ("pushtoni Wall Street-in"), prej dy javësh aktivistët protestonin në kuartierin financiar në Jug të Manhatenit kundër padrejtësive në sistemin ekonomik. Ata kritikojnë ndër të tjera papunësinë e lartë, konfiskimet e shtëpive, shpëtimin e bankave prej shtetit në vitin 2008 si dhe trajtimin e padrejtë të minoriteteve.
Edhe fundjavën e kaluar policia e Nju Jorkut arrestoi 80 anëtarë të kësaj lëvizjeje, kur ata me një marshim proteste u drejtuan nëpër rrugët e Manhatenit. Argumenti i policisë ishte: demonstruesit po pengojnë trafikun. Gjatë protestës ata mbanin parrulla me mbishkrime "taksa për të pasurit" dhe "Ne na duhen para për sistemin e shëndetësisë, dhe jo për t'u bërë dhurata sipërmarrësve".
Shumë demonstrues prej javësh qëndronin në disa rrugë larg Manhatenit, sepse policia i pengonte ata për të depërtuar në rrugët përreth Bursës në Manhaten. Qendra e mbledhjes së demonstruesve ditët e fundit ishte parku Zuccotti në afërsi të ish - World Trade Center.
Mbështetje nga personalitete
Lëvizja ka përkrahës edhe dis apersonalitete. Gjatë ditëve të fundit në parkun e Nju Jorkut Zucotti ndë rtë tjerë ishin edhe producenti i filmave Michael Moore dhe aktoret Susan Sarandon dhe Whoopy Goldberg.
Lëvizje të ngjashme protetste javët e fundit janë formuar edhe në të tjera qytete të SHBA-së: në Boston, Çikago dhe në San Françisko. Edhe në Boston të shtunën (01.10.2011) pati arrestime. Sipas të dhënave të organizatorëve atje protetstuan rreth 3000 vetë, të cilët krijuan një bllokadë duke u ulur para Bank of America, banka më e madhe në SHBA sa i përket pasurisë që administrohet në të. Një zëdhënës i bankës e dënoi aksionin e protestës duke e quajtur atë si pjesë "të trukeve të fushatave mediatike që bëhen gjithnjë e më agresive".
Autor: Martin Schrader / Vilma Filaj-Ballvora(afp, dapd, dpa, rtr)
Redaktoi: Mimoza Kelmendi