1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pompa uji kundër protestuesve në Paris

24 Nëntor 2018

Ka një javë që aktivistët e „jelekëve të verdhë“ bllokojnë rrugët në Francë. Në protestat kundër çmimeve të benzinës ka pasur përleshje me policinë.

https://p.dw.com/p/38rRI
Gilets jaunes Proteste gegen Erhöhung der Benzinpreise in Frankreich
Fotografi: Reuters/B. Tessier

Apeli në rrjetet sociale nxorri në rrugë qindra francezë. Sipas të dhënave të qeverisë, rreth 8000 vetë ishin mbledhur të veshur me jelekë të verdhë në Paris për të demonstruar kundër çmimeve të larta të benzinës, kostos së jetesës dhe një një takse ekologjike për naftën, që planifikon presidenti, Emmanuel Macron. Kur disa demonstrues u përpoqen të shkelnin bllokadën e policisë, ajo reagoi me pompa uji dhe gaz lotsjellës, Në të gjithë Francën kanë demonstruar rreth 81.000 vetë.

Gilets jaunes Proteste gegen Erhöhung der Benzinpreise in Frankreich
Fotografi: Reuters/B. Tessier

Në Paris janë vendosur disa zona të bllokuara, ku nuk lejohen protestat. Ndër to edhe Place de la Concorde dhe Champs-Élysées dhe hapësira përreth pallatit Élysée. Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner akuzoi të djathtën ekstreme, se i nxit qëllimisht protestat. Ndërsa Marine Le Pen, kryetarja e partisë ekstreme të djathtë të „Front National" akuzoi qeverinë, se kërkon të influencojë në mënyrë të padrejtë protestat. Në vendin e rezervuar nga qeveria, Champ de Mars protestat do të dukeshin më të vogla, kritikoi Le Pen.

la(afp,dpa)