Premierë - Sistem për paralajmërimin e cunamëve
11 Nëntor 2008Njerëzit në zonat bregdetare të Indonezisë në të ardhmen do të paralajmërohen më shpesh dhe në një mënyrë saktë nga rreziqet e Tsunamit. Këtë e bëri të ditur sekretari i shtetit në ministrinë gjermane të shkencave, Tomas Rahel (Thomas Rachel) me rastin e vënies në punë të sistemit paralajmërues të tcunamit në Xhakarta. Komponentja gjermane e këtij sistemi është gati u shpreh Rahel, dhe ka mjaft përparësi krahasuar me sistemet e tjera: "Teknologjia gjermane, që përdoret këtu në masë të madhe është një lloj bashkëveprimi mes faktorëve të ndryshëm, të cilët së bashku japin një gjendje të menjëhershme të situatës, kështu jo pas disa orëve, por pas disa minutave është i mundur sinjali paralajmërues."
Zemra e sistemit paralajmërues është e ashtuquajtuara Decision Support System DSS- sistemi mbështetës vendimtar një program kompjuterik, i cili mbledh të dhëna të ndryshme dhe në bazë të 1000 skenarëve të katastrofave të zhvilluara në kompjuter, llogarit probabilitetin e rrezikut potencial pas një tërmeti.
Rajnhard Hytl (Reinhard Hüttl), shef i grupit shkencor të qendrës për studime gjeografike në Pocdam tregon: "Ne mund të përpilojmë kështu kartela rrezikshmërie, ku shihet se çfarë ndodh, kur vjen një dallgë tcunami, çfarë dëmesh shkaktohen, sa njerëz rrezikohen, dhe në bazë të këtyrë të dhënave bëhen planet për evakuimin e njerëzve në zonat më lart nivelit të detit."
45 milionë euro ka harxhuar qeveria gjermane për zhvillimin dhe vënien në punë të sistemtit paralajmërues. Gjashtë milionë euro janë gati për përdorim në dy vitet e ardhshme.