1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti egjiptian i jep pushtet policor ushtrisë

Aida Cama11 Dhjetor 2012

Pak ditë para zhvillimit të referendumit të planifikuar për t'u mbajtur, për të vendosur për projektkushtetutën e diskutueshme të Egjiptit, presidenti Mohammed Mursi i ka dhënë ushtrisë lejen të arrestojë civilët.

https://p.dw.com/p/16zab
Demonstrata në Kajro të Egjiptit
Demonstrata në Kajro të EgjiptitFotografi: Reuters

Kryetari i shtetit, Mohammed Mursi, udhëzoi ushtrinë ditën e hënë nëpërmjet një dekreti që të bashkëpunojë me policinë për të garantuar sigurinë për referendumin që pritet të mbahet ditën e shtunë. Në mbrëmje qindra opozitarë demostruan para pallatit presidencial.

Forcat e sigurisë duhet "të ndihmojnë përkohësisht policinë duke bashkëpunuar plotësisht me të", për të garantuar sigurinë deri në njoftimin e rezultatit të referendumit, thuhet në dekret. Për këtë qëllim ushtrisë i jepet edhe fuqia të arrestojë civilët. Kjo e drejtë është normalisht e policisë.

Presidenti egjiptian Mohamed Mursi
Presidenti egjiptian Mohamed MursiFotografi: AP

Organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International e kritikoi ashpër dekretin. Udhëzimet janë "të rrezikshme" dhe mund të çojnë që civilët të nxirren para gjyqeve ushtarake.

Pas protestave të ashpra të opozitës Mursi e anuloi ditën e shtunë fuqizimin special të ushtrisë, të cilit ai e kishte kthyer më parë në dekret. Por ai refuzoi shtyrjen e votimit për kushtetutën. Opozitës nuk i mjaftoi tërheqja e dekretit dhe bëri thirrje për zhvillimin e protestave ditën e martë. Të hënën në mbrëmje qindra vetë shkuan para pallatit presidencial në qytetin Heliopolis. Protestat u zhvilluan fillimisht paqësore. Edhe Vëllazëria Myslimane njoftoi për zhvillimin e manifestimeve ditën e martë.

Prej ditësh vazhdojë protestat si të idhtarëve të Mursit ashtu edhe të kundërshtarëve të tij, disa vetë kanë humbur jetën. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) i bëri thirrje palëve në konflikt sërish për dialog. "Kjo është një gjendje shumë delikate, e cila më shqetëson shumë sepse ne duam që revolucioni egjiptian të përfundojë me sukses," tha ai në Brukel. Tani kërkohet një "dialog thelbësor".

Ushtria egjiptiane e Gardës republikane
Ushtria egjiptiane e Gardës republikaneFotografi: Reuters

Ndërkohë Mursi hoqi natën duke gdhirë e hënë dorë nga futja në fuqi e një serie ngritje taksash. Ai ngarkoi kryeministrin Hischam Kandil me "dialogun social" për "të mos rritur ngarkesat mbi qytetarët". Më parë partia e Mursit, Partia për liri dhe drejtësi, deklaroi se do të refuzojë çdo politikë që rrit "ngarkesat mbi të varfërit". Një zëdhënës i Mursit theksoi se është duke u bërë pezullimi dhe jo anullimi i rritjes së taksave.

Mursi donte të rriste taksat ndër të tjera mbi çelikun, cimenton, limonadën, birrën dhe cigaret. Që prej rrëzimit të Mubarakut më shkurt 2011, Egjipti ndodhet në një krizë të thellë ekonomike. Investimet e huaja dhe turizmi ranë shumë.