1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jens Weidmann: Përballja me krizën do të na preokupojë për vite

Silvia Engels8 Prill 2013

Weidmann: Kriza do të na shoqërojë për një kohë të gjatë, sepse duhen luftuar shkaqet strukturore të saj.

https://p.dw.com/p/18BDj
Jens Weidmann
Jens WeidmannFotografi: dapd

Komisioni Evropian po punon për momenitn për një direktivë në lidhje me mënyrën e likudimit të bankave që falimentojnë, i cili ka si qëllim që likuidimi i bankave  të falimentuara të mos bierë në kurriz të qytetarëve dhe taksapaguesve.

Shqetësimi dhe pasiguria në lidhje me zhvillimin e ardhshëm të Qipros e cila qe në prag të falimentimit mund të ndikonte edhe në sjelljen e depozituesve në Qipro. Por masat e marra nëpërmjet kufizimeve për transferimin  e kapitalit, e frenuan sulmin e qytetarëve për të tërhequr paratë e tyre nga bankat dhe pasigurinë e lartë të ditëve të para. Kjo tregon se këto masa kanë pasur vërtet efekt, mendon Jens Weidmann, president i Bankës Federale Gjermane, Bundesbank.

Banka Laiki, Qipro
Banka Laiki, QiproFotografi: Getty Images

Weidmann mendon se "është e rëndësishme që nga Qiproja të nxirret si mësim që bankat edhe mund të likuidohen, pavarësisht nga të gjitha problemet që mund të dalin gjatë rrugësderi sa të zhvillohet një program i tillë. Dhe kjo është në fakt një shenjë pozitive dhe duhet të ndihmojë edhe për ta kufizuan shkallën e pasigurisë."

Likuiditeti nuk i zgjidh problemet e Qipros

Sipas presidentit të Bankës Federale Gjermane e rëndësishme është që "si në lidhje me Qipron, edhe në lidhje me krizën në zonën e euros në përgjithësi, duhet të mbajmë parasysh vazhdimisht se problemet u mblodhën gjatë një kohe shumë të gjatë, dhe se pabarazitë që çuan në krizë u krijuan për një kohë shumë të gjatë- dhe tani ato nuk mund të zgjidhen më brenda natës. Pra, kriza do të na shoqërojë për një kohë, sepse duhen luftuar shkaqet strukturore të krizës. Dhe kjo kërkon kohë."

Edhe pse situata në Qipro ditët e fundit është stabilizuar,  Weidmann nuk e përjashton mundësinë që në Qipro të shtohet nevoja për likuiditet. "Thelbi është se likuiditeti nuk i zgjidh problemet e Qipros, sepse problemet janë të natyrës strukturore. Dhe kapërcimi i këtyre problemeve do të marrë kohë." - thekson Weidmann.