1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpërndahet Bundestagu, shpallen zgjedhjet e parakohshme

27 Dhjetor 2024

Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërndajë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria e ka humbur shumicën parlamentare.

https://p.dw.com/p/4ocMh
Gjermani, presidenti Steinmeier duke folur para mediave
Presidenti SteinmeierFotografi: Soeren Stache/dpa/picture alliance

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierka vendosur që të shpërndajë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakohshme në Gjermani. Pas konsultimeve me të gjitha partitë, ai vendosi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 23 shkurt 2025. "Në kohë të vështira, nevojitet një qeveri e aftë për të vepruar", tha presidenti Frank-Walter Steinmeier, pas vendimit për shpërndarjen e Bundestagut.

Krerët e partive politike: SPD, Unionit CDU/CSU dhe partitë e tjera kanë rënë dakord që të kërkohen zgjedhje të reja dhe të kërkohet një shumicë që ofron stabilitet, në këto kohëra të vështira. Partitë tani synojnë të kenë një qeveri efektive dhe një shumicë të qëndrueshme, shpjegoi Steinmeier në vendimin e tij për shpërndarjen e Bundestagut dhe shpalljen e zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme janë bërë të domosdoshme pasi që kancelari Scholz dhe qeveria e tij humbën në Bundestag votëbesimin. Më parë kancelari ka liruar nga detyra ministrin e FDP Lindnder, që rezultoi edhe me daljen e kësaj partie nga koalicioni i deritanishëm mes SPD, ekologjistëve dhe liberalëve. Në këtë mënyrë qeveria humbi edhe shumicën në Bundestag.

Gjermani, Berlin | Bundestagu i zbrazur
Gjermani, shpërbërja e BundestagutFotografi: Christoph Soeder/dpa/picture alliance

Rastet e jashtëzakonshme

Shpërbërja e Bundestagut dhe zgjedhjet e parakohshme në Gjermani janë shumë të rralla. Ishte kjo hera e gjashtë pas Luftës së Dytë Botërore, që një kancelar kërkoi votëbesim. Në tre raste, qeveria e ka përfunduar para kohe mandatin. Kjo i ka ndodhur kancelarit Willy Brandt (SPD) në 1972, Helmut Kohl (CDU) në 1982 dhe Gerhard Schröder (SPD) në 2005. Dhe tani kancelarit Scholz. Partitë politike kanë paraqitur ndërkohë edhe programet e tyre zgjedhore dhe kandidatët për kancelar/e: Olaf Scholz, Friedrich Merz, Robert Habeck dhe Alice Weidel. Dikush prej tyre do të jetë edhe kancelari/kancelarja e Gjermanisë pas zgjedhjeve të parakoshme.