1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishtina: Asnjë kompromis në kurriz të pavaresisë së Kosovës në bisedimet e 30 gushtit në Vjenë

Ani Ruci 25 Gusht 2007

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë mendon se plani i Ahtisarit duhet të jetë baza e bisedimeve shtesë 120 ditore, që rifillojnë në 30 gusht me praninë e Trojkes Nderkombëtare në Vjenë.

https://p.dw.com/p/BXp8
Aeroporti i TiranësFotografi: DW

Një kompromis maksimal nga ana e shqiptarëve të Kosovës është konsideruar nga kreu i diplomacisë së Tiranës plani Ahtisari, që i jep Prishtinës një pavarësi të mbikqyrur nga Komuniteti Ndërkombëtar, plan ky i refuzuar me këmbëngulje nga Beogradi.

Ndonëse palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, mendon se pikërisht ky plan duhet të jetë baza e bisedimeve shtesë 120 ditore, që rifillojnë në 30 gusht në Vjenë me praninë e Trojkes Nderkombëtare.
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, tha se „Paketa Ahtisari përbën bazën dhe kompromisin më të madh të mundshëm të shqiptarëve në këtë periudhë bisedimesh, e cila mund te vlejë jo vetëm për të arritur një pajtim mes palëve lidhur me pakëtën Ahtisari, gjë që mund të arriohet ose jo, por edhe për të shtruar bazën e një marrëdhënieje normale mes shtetit të Serbisë dhe shtetit të ardhshëm të kosovës“

Ketë këndvështrim të Tiranës zyrtare Ministri i Jashtëm, Basha i shprejhu gjatë një takimi që zhvilloi në aeroportin ndërkombetar "Nënë Tereza“ të Tiranës me Veton Surroin, kreun e Lëvizjes “ORA“ dhe njëherazi anëtar i ekipit të Unitetit Kombëtar, që do të marrë pjesë në bisedimet e Vienës. Burime zyrtare nga Ministria shqiptare e Puneve të Jashtme thane për DW-në se platforma me të cilën do të paraqitet ky ekip në bisedimet e 30 gushtit ishte fokusi i takimit Basha- Surroi.

Veton Surroi.jpg
Veton SurroiFotografi: picture-alliance / dpa

„ Kjo platformë, tha Surroi, është jo vetëm pavarësia, por Kosova brenda Europës si një shtet i ri, i lirë. Plartforma jonë e bisedimeve në Vienë shikon përpara duke i ofruar Serbisë ndihmën reciproke ndaj njëri tjetrir, ndaj dy shteteve të reja, të pavarura për një integrim më të shpejtë në BE.“
Surroi ka shprehur sërish në Tiranë idenë e tij tanimë të njohur të kushtëzimit të përfshirjes së Serbisë në proceset integruese europiane me pranimin prej sa të pavarësisë së Kosovës.
„Serbia, tha ai, nuk ,mund të integrohet në BE pa e zgjhidhur çështjen e Kosovës dhe ajo nuk mund të zgjidhet në asnjë formë tjetër veç pavarësisë“

Në 30 gusht, Trojka Ndërkombëtare, e përbërë nga BE, SHBA dhe Rusia ka ftuar palët për takimin e dytë të bisedimeve të zgjatura 120 ditore. Ky takim është parashikuar të mos jetë i drejtperdrejte, por palet – Beogradi dhe Prishtina – të qëndrojnë në dhoma të veçanta.