Pritja e gjatë për një dhurim organi
26 Maj 2012Tek shtrati i Jürgen Stouçe ditë dhe natë rrekëtin e gjëmon . Në trupin e 51-vjeçarit janë lidhur serume, që lidhen me një kuti të zezë, që ndodhet pranë shtratit. Me sy të hapur ai vështron nga krevati. Nga ndërprerjet e vogla të zërit të tij, ai nuk pengohet.
""Unë kam qenë shëndosh", thotë ai." Unë kam qenë shpesh për ski, ecja me biçikletë dhe bëja ecje alpine në lartësi." Ai hedh shikimin jashtë dritares së spitalit. Jürgen Stouçe është njëri nga 256 pacientët, që pret në qendrën më të madhe kardiake të Evropës, në Bad Oeynhausen, që t'i dhurojë dikush një zemër. Pesë prej tyre ende nuk janë as gjashtëmbëdhjetë vjeç. Pacientët presin deri dy vjet ose më gjatë për një transplantim organesh", thotë Jan Gummert, drejtor i klinikës për kirurgjinë e kraharorit dhe atë kardiovaskulare. Kush gjendet në" listën e pritjes shumë urgjente"duhet të presë mesatarisht prej tre muaj, thotë kirurgu i zemrës.
"Theo Ingerberg ka tetë muaj, që pret që t'i dhurohet një zemër. "Stresi mendor është faktori më serioz", thotë 61-vjeçari, që rri ulur drejtë në shtratin e tij në spital. Atë nuk e habit fakti, që për disa pacientë pritja e gjatë bëhet e padurueshme. "Kur do të bëhet gjë me mua?", është pyetja, që e preokupon më së shumti. "Pa mbështetjen e familjes, ai thotë se do të kishte marrë fund pa shpresë."
"Ka shumë pak organe për transplantim", shpjegon specialisti i zemrës, Jan Gummert. Rreth 20 për qind e pacientëve në listën e pritjes vdesin, për shkak se nuk marrin në kohën e duhur një organ, që të shpëton jetën. "Kjo është shumë," thotë mjeku.
Indiferentizmi i njerëzve
Ndryshe nga Austria dhe Spanja njerëzit në Gjermani duhet të shprehen në mënyrë aktive, nëse duan t'i dhurojnë organet pas vdekjes së tyre. Për këtë ata duhet të plotësojnë një letërnjoftim për dhurimin e organeve. Në qoftë se nuk janë dakort, jo. Jan Gummert është i sigurt, se shumë njerëz nuk duan të kenë të bëjnë aspak me këtë temë. "Unë mendoj se këtu luan rol edhe një farë indiference", thotë ai.
Problemi më i madh, megjithatë është se shumë njerëz thjesht nuk janë të gatshëm për të biseduar me familjet e tyre lidhur me dhurimin e organeve. "Ju duhet të imagjinojnë situatën", thotë specialisti: "Një djalë i ri vdes dhe atëherë prindërit pyeten, nëse janë dakord, që organet e fëmijës së tyre të dhurohen." Në një situatë, ku familja para së gjithash, është e përfshirë me pikëllim për humbjen e të afërmit, kjo do të ishte gjëja më e vështirë, që mund të presësh nga një njeri", thotë mjeku.
Politika është duke diskutuar për një reformë të ligjit për transplantimin në Gjermani. Në të ardhmen sigurimet shëndetësore do t'u dërgojnë të siguruave me postë material informativ për dhurimin e organeve. Kjo duhet të inkurajojë më shumë njerëzit, që të zgjedhin pro, ose kundër dhurimit të organeve. "Unë nuk mendoj se kjo do ta përmirësojë situatën e dhurimit të organeve", thotë Gummert.
Përkundrazi, ai do të përshëndeste faktin që "zgjidhja përmes kundërshtimit" të sanksionohej në ligj. Që zbatohet në shumë vende evropiane fqinje dhe do të thotë se çdo njeri është donator i mundshëm, veçse nëse ai kundërshton. Por mjeku i konsideron të dobishëm edhe shembujt e tjerë. "Në disa shtete në SHBA, njerëzit pyeten para provimit të patentës së shoferit, nëse duan të dhurojnë organet e tyre."
Politikanët duhet të tregojnë më shumë guxim
Eksperti thotë se ka mirëkuptim për kundërshtimin. Mbi të gjitha njerëzve u duhet dhënë një "shtytje e vogël". "Ajo që mua më indinjon, është masa e madhe e njerëzve indiferentë, të cilët në sondazhe shprehen për dhurimin e organeve, por nuk veprojnë në mënyrën përkatëse.
Sondazhet në Gjermani tregojnë se rreth 80 për qind e popullsisë kanë një qëndrim pozitiv ndaj dhurimit të organeve. Por grupi i atyre, që plotësojnë një kartelë si dhurues të organeve, është vetëm 20 për qind. "Nëse vetëm 80 për qind e popullsisë janë pro, atëherë politikanët tanë duhet të jenë pak më të guximshëm dhe ta ankorojnë këtë në ligj", thotë Jan Gummert.
Për të rritur numrin e transplanteve të organeve në Gjermani, mund të luante një rol vendimtar një koordinatori mjekësor. "I ngarkuari kryesor për transplantimet është sekreti, se përse në vendet e tjera realizohen shumë më tepër dhurime organesh," thotë profesori.
Edhe në qendrën e zemrës së Bad Oeynhausen ka një të ngarkuar për transplantet, i cili e bën punën e tij pak a shumë vullnetarisht dhe krahas profesionit", thotë mjeku. Detyra e tij është ndër të tjera, të identifikojë dhuruesit potencialë të organeve dhe t'i tërheqë ato. "Kjo detyrë kërkon shumë kohë dhe që të bëhet në mënyrën e duhur, koha e mjekëve nuk është e mjaftueshme", thotë profesor Jan Gummert.
Në dhomën e tij në spital Theo Ingerberg tregon kutinë me tableta, që gjendet në tryezë pranë shtratit të tij. "Unë duhet të marr sonte në darkë së bashku me ushqimin 19 tableta," thotë ai. Ilaçet e mbajnë zemren e tij në funksion. Theo Ingerberg vazhdon të presë një zemër të përshtatshme të dhuruar. Mijëra në Gjermani presin si ai.